Lajme
Të ndëshkohen huliganët, porositin politikanët
Lidershipi në rajon, por edhe në Bruksel, e konsideron zhgënjyese ndërprerjen e dhunshme të ndeshjes eliminatore Shqipëri-Serbi. Kërkohen që të merren masa ndaj atyre që prishen lojën
Ndërprerja e ndeshjes së mbrëmshme në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pasoi të mërkurën me reagim të shumta politike nga Tirana, Brukseli, Beogradi e Prishtinë. Ndërprerja e dhunshme e ndeshjes u cilësua si zhgënjyese, ndërsa kërkohen që të merren masa ndaj atyre që ndikuan që ndeshja të ndërpritet.
Tirana kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe UEFA që ta ndëshkoj Serbinë për huliganizëm dhe të merren mase ndaj këtij shteti. Madje ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kërkoi një takim me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, por sipas medieve, shqiptare, ky i fundit e ka refuzuar..
“Kam kërkuar një drejtpërdrejtë një takim me homologun serb, pasi nuk u realizuar për shkak të mosdiponilitetit nga pala serbe. I kërkuam palës serbe të tregonte maturi dhe vetëpërmbajte, dhe mos të përdoret politikën për këtë rast. Lidhur me ketë indicet kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me ndërkombëtarët”, tha Bushati.
Duke bërë një prezantim të të gjithë ngjarjes dhe incidenteve që ndodhën dje në fushën e gjelbër në Beograd, Bushati ka dënuar çdo akt dhunë që u ushtrua ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, dhe tifozëve të saj.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuëic ndërkaq ka akuzuar palën shqiptare për provokim të situatës. Ai ka deklaruar se shpalosja e flamurit me Shqipërinë etnike, ka qenë një aksion i organizuar, me qëllim të prishjes së stabilitetit në Serbi dhe në tërë rajonin.
“Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që Serbinë ta tregojnë si vend jotolerant ndaj diversitetit dhe të poshtërohen të gjithë qytetarët e saj. Dëshiruan ta shkelin krenarinë tonë, por ne e ruajtëm fytyrën, kurse një bandë e zyrtarëve të rremë shqiptarë, të cilët ishin në zonën VIP treguan dallimin e qartë midis nesh dhe tyre”, deklaroi ai.
Shteti serb, sipas tij, do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të ndëshkuar të gjithë ata për të cilët vërtetohet se kanë kryer vepër penale.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian konsideron se autoritete serbe kanë dëshmuar profesionalizëm në mënyrën se si kanë menaxhuar me situatën në stadium gjatë ndeshjes së futbollit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.
Kështu tha Maja Kocijançiq, zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton. Kocijançiq, në emër të institucionit, shprehu keqardhje për incidentin në ndeshjen e mbrëmshme, i cili sipas saj u bë pas provokimit.
“Ne jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e ndeshjes së djeshme të futbollit që ndodhi pas një akti të provokimit, të ndeshjes futbolli Serbi-Shqipëri. Autoritetet serbe demonstruan profesionalizëm në përballje me situatën”, tha ajo, duke kërkuar nga politikanët në rajon që ngjarja e mbrëmshme të mos ndikoj në bashkëpunim rajonal.
“Në konsiderojmë se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium”, ka nënvizuar Kocijançiq. Ajo ka tërhequr vërejtjen se incidenti i mbrëmshëm nuk do duhej të ndikonte ne agjendat e politikave rajonale të planifikuara ne kohë.
“Ne nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mirëpresim vizitën e planifikuar të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi”, ka thënë zëdhënësja e Catherine Ashton.
Lidhur me lojën e djeshme ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Thashim Thaçi. Ai i ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares shqiptare për lojën e shfaqur kundër Serbisë, derisa eksesin e ndodhur e ka quajtur akt qyqar dhe barbarë.
Thaçi tha se e ka përcjellë me emocione të veçanta ndeshjen dhe se i ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për lojën e shkëlqyeshme. Ai ka shtuar se “ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë në Beograd është një akt qyqar dhe barbarë”. Sfida e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në minutën e 42-të për shkak se futbollistët shqiptar janë sulmuar nga serbët.
Ndërsa drejtori i Programit për Ballkanin Perëndimor dhe Mbrojtjen e të Drejtave Civile në Beograd, Goran Miletic, në Twitter ka shkruar se më fyese është të thuash “vritni, vritni shqiptarët” se sa shfaqja e flamurit shqiptar. “Domethënë flamuri është fyes, e ‘vritni, vritni shqiptarët’ nuk është diçka e vlefshme as që të përmendet”, ka shkruar Miletic në Twitter.
Ndryshe, lidershipi serb në Beograd ka akuzuar vëllanë e kryeministrit shqiptare, Edi Rama, Olis Ramën, si teleriigjues i flamurit të Shqipërisë etnike. Duke iu referuar zyrës së kryeministrit serb Vuçiç, CNN thekson se akuza ndaj Olsi Ramës është e konfirmuar edhe nga policia serbe.
Madje thuhet se vëllai i kryeministrit shqiptar është ndaluar për disa momente dhe më pas është liruar për tu rikthyer në Shqipëri me avionin që transportoi futbollistët dhe gazetarët shqiptarë.
Ndeshja e shumëpërfolur mes Serbisë dhe Shqipërisë kaloi në dhunë. Futbollistët e Kombëtares Shqiptare u sulmuan nga huliganët serb, të cilët u futën dhunshëm në stadiumin e Partizanit. Për këtë ndeshje FIFA do të vendosë me 23 tetor, ndërsa lojtari më i mirë në borë dhe ylli i Portugalisë, Cristianop Ronaldo ka reaguar pas kësaj loje.
Ai ka shfaqur dronë se edhe Portugalisë mund t’i ndodhë i njëjti skenar gjatë lojës kundër Serbisë në Beograd.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










