Lajme
Të mos ngritet çmimi i derivateve
Ekspertët e ekonomisë i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës që ta rritë akcizën për produktet e luksit, e jo të naftës e cila edhe ashtu është shumë e lartë
Pas vendimit për shtrenjtimin e akcizës në duhan, Ministria kosovare e Financave, po e shqyrtojnë mundësinë për të ngritur dhe akcizën për derivate. Me këtë të fundit, po tentohet të mbulohet ngritja e pagave për punëtorët e arsimit dhe atyre të administratës.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë brenda Qeverisë së Kosovës. Por, ngritja e akcizës për derivate, sipas ekspertëve të ekonomisë, mund të ketë efekte zinxhirore në ngritjen e çmimeve të tjera, prandaj i rekomandohet qeverisë që të ketë kujdes.
Aktualisht në tregun kosovar litra e naftës dhe e benzinës sillet ndërmjet 1.22 deri në 1.27 euro.
Ministria e Financave, ashu sië e ka mohuar fillimisht ngritjen e akcizës së duhanit, e ka mohuar mundësinë për ngritjen së akcizës në derivate. “Aktualisht Ministria e Financa nuk është duke e planifikuar rritjen e akcizës në derivateve të naftës”, kanë thënë zyrtarët për informim në këtë Ministri.
Disa ditë më parë, ishte vet ministri i Financave, Besim Beqaj ka mohuar se do të ketë dhe ngritje të akcizës për duhanin, por disa ditë më vonë kryeministri Hashim Thaçi mori vendim që taksa e akcizës për duhan të rritet në 30 euro, nga 27 sa ishte deri tani, raporton “Zëri”.
Gjatë vitit 2012, në Kosovë janë importuar mbi 433 milionë litra naftë dhe benzinë, për të cilat në emër të taksave kufitare janë paguar mbi 225 milionë euro, ndërsa me rritjen e akcizës së derivate të hyrat në kufi do të rriten edhe më shumë.
Në anën tjetër, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se në rast ngritjes të akcizës së derivateve, do të rëndohet edhe më shumë standardi jetësor i qytetarëve, për shkak se nafta është produkt bazik, dhe si i tillë do të reflektojë në ngritjen e çmimeve të konsumit të përgjithshëm.
Sipas tyre, nëse Qeveria dëshiron të rritë akcizën, atëherë një gjë të tillë ta bëjë te produktet e luksit, siç është duhani, apo alkooli e jo në naftë dhe derivate që edhe ashtu akciza është e lartë.
Agim Shahini është kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ai tha se akciza e derivateve në Kosovë aktualit është tejet e lartë dhe si pasojë çmimet e derivateve në Kosovë janë më të larta në rajon. “Unë nuk do të kisha preferuar ngritjen e akcizës në derivate”, tha Shahini.
Qeveria e Kosovës, sipas tij, duhet që të shtojë kontrollimin në pikat kufitare, të luftojë informalitetin gjatë importit. “Vetëm me luftë ndaj informalitetit, pa pasur nevojë të rritë taksat, do të mund të mbulonte vijat buxhetore nëse janë në mungesë”, tha Shahini.
Ndërsa ekonomisti Musa Limani, thotë se nuk duhet që me rritjen e pagave të rriten çmimet e artikujve tjerë, duke i ngritur taksat.
“Parimisht e përkrah iniciativën për rritje të pagave, për shkak se me pagat aktuale në vend nuk mund të përballohen çmimet e tregut, dhe duke mos i përballuar po vjen tek ulja e standardit të jetesës. Por në anën tjetër, mendoj se duke bërë zgjidhjen e një problemi, mund të dalin probleme tjera, siç është rasti me rritje të taksave e prej së cilës mund të rritet edhe kontrabanda”, tha Limani.
Andaj, sipas tij, duhet një analizë më komplekse nga ana e Qeverisë së vendit, se si të mbulojnë mungesat buxhetore. “Rritja e akcizës në produkte të luksit është një prej opsioneve”, thotë Limani.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












