Tematike
Të mirëseardhur studiuesit dhe shkencëtarët e huaj
Një në dhjetë studiues në shifrën e përgjithshme prej 800.000 në Gjermani është i huaj
Gjermania ka forcë tërheqëse si vend studimesh, megjithatë ka nevojë për përmirësime. Gjermania si vend i shkencës ndodhet para një sfide. Sipas vlerësimeve, në vitin 2030 në Gjermani do të punojnë në sektorin e “kërkimit dhe zhvillimit” rreth 2,1 milionë persona. Dy të tretat e vendeve të punës do të jenë për ata që kanë përfunduar shkollat e larta.
Këto shifra janë bërë të njohura nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) në një studim aktual.
Duke pasur parasysh parashikimet për zhvillimin e popullsisë, është e qartë se Gjermania ka nevojë për më shumë shkencëtarë që të vijnë nga vendet e tjera, në mënyrë që të zihen vendet e punës që janë në numër të madh, raporton DW. Pjesa më e madhe e shkencëtarëve të huaj janë të kënaqur me Gjermaninë si vend pune dhe jetese. Jo vetëm së fundi, iniciativa për nivelin e ekselencës e Landeve dhe e Federatës ka bërë që shumë universitete gjermane të investojnë në ofertat e tyre, në mënyrë që të bëhen interesante për studiuesit nga vendet e tjera.
Edhe institutet kërkimore gjermane që vlerësohen në botë për kualitetin e tyre, si për shembull, Instituti Die Max-Planck ose Shoqëria Helmholtz, si dhe institutet kërkimore të koncerneve të mëdha joshin të vijnë në Gjermani shkencëtarë ndërkombëtarë tëe nivelit të lartë.
Pajisja e përshtatshme e shkollave të larta është një nga aspektet që ndikon për ta ndier veten mirë në Gjermani, thotë Georg Scholl, zëdhënës i shtypit të Fondacionit Alexander-von-Humboldt: “Ne pyesim të gjithë bursistët si i kanë përjetuar të ashtuquajturit faktorë të butë, si kujdesi për fëmijët, burokracia apo njohuritë e gjermanishtes në popull.
Rreth 91 për qind e tyre janë të kënaqur dhe thonë se do të dëshironin të vinin sërish”. Kritika ka pasur kryesisht për burokracinë e madhe dhe kërkimi pa shpresë për të gjetur apartamente banimi në qytetet universitare.
Ndërkohë disa universitete kanë reaguar ndaj kritikave dhe kanë krijuar qendra speciale për akademikët e huaj. Në këto “Welcome Points” studiuesit e huaj marrin ndihmë për çështjet organizative, në mënyrë që të mos harxhojnë shumë kohë të panevojshme nga jeta e tyre shkencore.
80 për qind e rreth 800 mijë studiuesve në Gjermani bëjnë pjesë në grupin ISCO 2 të profesioneve. Në këtë grup përfshihen të gjithë studiuesit e shkencave natyrore dhe inxhinierët. Edhe te studiuesit e huaj më shumë se 11,2 për qind janë matematikantë dhe informatikantë.
Ky rezultat është për Andreas H. Block, autor i studimit: “Shkencëtarët e huaj në Gjermani”, një shenjë e mirë. “Duke pasur parasysh ankesat e shpeshta për mungesë force të specializuar, rezultati që kemi nxjerrë ne është i kënaqshëm edhe për ekonominë, sepse ai thotë se ne tërheqim personel të kualifikuar për sektorët që kanë nevojë në Gjermani.”
Më shumë se gjysma e shkencëtarëve të huaj vijnë nga vendet e BE-së. Ata kanë të drejtën e zgjedhjes së lirë të vendit të punës. Edhe për studiuesit nga vende të treat, si Kina, India dhe SHBA-ja, Gjermania është një vend interesant.
Kushtet juridike janë shumë të mira në krahasimet e bëra për të gjitha vendet, thotë një studim i OECD-së. Përveç kësaj, për shkencëtarët që duan të vijnë në Gjermani janë bërë lehtësime të ndryshme kohët e fundit.
“Testet që bëhen në tregun e punës janë hequr gradualisht, niveli i rrogave është përmirësuar për profesionet e mangëta dhe me „Kartën Blu“ merret një titull, që është interesant për studiuesit”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










