Lajme
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi shfaqin probleme
Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda mureve. Madje disa prej tyre kanë nisur të kenë frikë edhe nga malet që kanë qenë burimi i tyre i mirëqenies.
Të mbijetuarit e tërmetit katastrofik në Turqi, e sidomos në Antakia e lashtë, po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50,000 njerëz dy muaj më parë. Cuma Zobi e njeh mirë këtë ndjenjë.
“Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit, Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit”, tha Cuma Zobi, rojë sigurie.
Psikiatri vullnetar, Eralp Turk, përpiqet të shërojë ankthin duke u endur rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.
“Tri çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët”, tha Eralp Türk, psikiatër vullnetare në zonën e tërmetit
Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15-ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.
“Ka pasur tërmet dhe ende toka dridhet nganjëherë. Kështu që pa dyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në frikë vetëm për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar”, tha Sevgi Dagli.
Shumë nga qytetarët që humbën shtëpitë e tyre po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit posttraumatik, e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten./euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













