Lajme
Të martën riatdhesohen 150 shtetas kosovarë nga Suedia, Finlanda e Norvegjia
Thuhet se shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

Së fundi Ambasada e Kosovës në Suedi ka njoftuar se të martën 150 shtetas kosovarë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia do të udhëtojnë për Prishtinë.
Nga ambasada thuhet se shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.
Duhet theksuar se udhëtarët nga Finlanda dhe Norvegjia duhet të mblidhen në Stockholm dhe nga aty fluturimi organizohet nga kompania Chair për Prishtinë.
“Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasadës. Udhëtaret që vijnë me Finnair nga Finlanda, do të drejtohen nga stafi i aeroportit”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se edhe nëse ka persona të cilëve iu ka skaduar viza, ambasada ka njoftuar Policinë të Finlandës dhe Suedisë.
Deri tash të gjithë të kthyerit nga jashtë janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Në një deklaratë për Kosovapress, drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, ka thënë se deri tani aty janë të vendosur 165 persona të dyshuar me covid-19.
Ai ka shtuar se dje janë liruar 70 persona të cilët kanë qëndruar aty 14 ditë, përcjell albinfo.ch.
Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz