Kosova
Të martën LDK-ja vendos për koalicion me AAK-në, Nismën dhe komunitetet
Lidhja Demokratike do të vendosë të martën, për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, dhe me partitë që përfaqësojnë komunitetet në Kuvend.
Është bërë e ditur se Lidhja Demokratike do të vendosë të martën, për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, dhe me partitë që përfaqësojnë komunitetet në Kuvend. Anëtarëve të Këshillit Drejtues të kësaj partie u është kërkuar të vendosin për këtë, nëpërmjet votës nëpërmjet e-mailit, përcjell albinfo.ch.
Është kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai që nga anëtarët e këtij organi të LDK-së, ka kërkuar që të deklarohen për një koalicion të këtillë, pavarësisht se nuk ka një procedurë që i ofron mundësinë këtij subjekti politik për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues vitin e kaluar, në të cilën kemi diskutuar për koalicionet qeverisëse, kishim preferuar të bëhen përpjekje për koalicion pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Këshilli u shpreh kundër një koalicioni LDK-PDK. Nuk ishte shprehur kundër koalicionit me AAK dhe me Nismën si dhe me partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, thuhet në letrën e Mustafës, adresuar anëtarëve të Këshillit Drejtues. “Meqenëse situata ka ndryshuar, kemi nevojë të përcaktohemi për koalicion të ri, në kushtet kur mbi bazën e kritereve kushtetuese do t’i ofrohej LDK-së ta bëjë shumicën për ta themeluar qeverinë”.
Po ashtu, Mustafa ka shkruar aty se Qeveria e ardhshme do të ketë si objektivë kryesore: përballjen e menjëhershme me pandeminë e COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e kësaj pandemie, përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, si dhe krahas këtyre objektivave edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, raporton KOHA.
Kriter i Qeverisë së re, sipas tij, për LDK do të jetë që asnjë anëtar i Qeverisë të mos ketë pasur dhe të mos ketë problem me ligjin, të kenë zotësi profesionale dhe të vlerësohen të pranueshëm nga qytetarët.
“Prandaj, në pamundësi që të takohemi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, kërkoj që të deklaroheni përmes e-mailit me sa vijon: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE dhe komunitetet”, thuhet në letër. “Përgjigja: PO ose JO. Ju lutem që të përgjigjeni përmes emailit në adresë të LDK-së (nga e cila adresë e keni marrë këtë email) deri më 14 prill 2020, në orën 16:00”.
Në krye të letrës është theksuar se më 25 mars të këtij viti, me iniciativën e LDK-së, Kuvendi me 82 vota për dhe 32 vota kundër, miratoi mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, mocionin e votuan 24 deputetë, 3 votuan kundër dhe një deputet nuk mori pjesë në mbledhje.
“Mocionit i parapriu mosmarrëveshja lidhur me heqjen e tarifës, që shkaktoi rrezikim të raporteve me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shkarkimi arbitrar, me sjellje poshtëruese dhe denigruese ndaj LDK-së si partnere e koalicionit, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu, nga pozita e Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike”, thuhet në letër. “Pas mocionit të mosbesimit, Kryeministri në detyrë, z. Kurti, pa asnjë njoftim dhe paralajmërim shkarkoi nga detyra Zëvendëskryeministrin e parë, z. Avdullah Hoti. Me gjithë këto veprime, për shkak të gjendjes me COVID-19 jam deklaruar se nuk do t’i tërheqim ministrat e tjerë nga Qeveria në detyrë dhe se bashkëpunimi me ta mbetet vullnet i Kryeministrit në detyrë, z. Kurti”. /Kohanet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










