Lajme
Të kthyerit nuk përkrahen me masat e riintegrimit
Me që koha e qëndrimit të tyre jashtë Kosovës është shumë e shkurtër dhe nuk janë shkëputur nga lidhjet familjare, kultura, tradita e gjuha, pas kthimit nuk kanë nevojë për masa të veçanta të riintegrimit

Sefedin Kuçi, nga departamenti për shtetësi, azil dhe migrim në MPB të Kosovës, thotë në një intervistë për DW, se Kosova ka nënshkruar me shtete të ndryshme 22 marrëveshje për ripranimin e migrantëve kosovarë. Institucionet e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje, i kanë të zhvilluara politikat e veta, siç është ligji për ripranim dhe marrëveshja bilaterale për ripranim.
Gjithashtu Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, dokument strategjik i cili përshkruan politikat dhe masat që duhen ndërmarrë për sigurimin e riintegrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, duke u përqendruar në mënyrë specifike në fushat kryesore të regjistrimit civil, shëndetësisë, arsimit, punësimit, mirëqenies sociale dhe banimit si dhe kjo strategji ofron kornizën institucionale për menaxhimin e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Në këtë kuadër, ekziston dhe rregullorja për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të riintegrimit me qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë.
Në këtë kontekst (MPB) është e përgatitur që ky proces të menaxhohet në mënyrë shumë efikase, duke respektuar në tërësi ligjet si dhe marrëveshjet bilaterale për ripranim. Kuçi ka thënë për dw se personat të cilët kanë migruar kohëve të fundit, pas kthimit të gjithë janë duke u vendosur në shtëpitë/familjet e tyre. Me që koha e qëndrimit të tyre jashtë Kosovës është shumë e shkurtër (disa javë apo muaj) dhe nuk janë shkëputur nga lidhjet familjare, kultura, tradita e gjuha, pas kthimit nuk kanë nevojë për masa të veçanta të riintegrimit, me të cilat masa mbeshteten nga Programi i Riintegrimit të riatdhesuarit të cilët kanë jetuar jashtë Kosovës për një kohë me të gjatë.
Nga Programi Riintegrimit, secili i riatdhesuar, mund të mbështetet me transport deri në komunën e destinacionit si dhe, me që të riatdhesuarit të gjithë pas kthimit janë të papunë, me ndihmën e MPMS dhe UNDP-së ndërmjetësohen në punësim apo ju ofrohet aftësim profesional – përgatitje për tregun e punës (ata që kanë nevojë për një shërbim të tillë) pas regjistrimit të tyre në Zyrën e punësimit në komunën e tij/saj si punëkërkues.
Sipas të dhënave të autoriteteve hungareze, të dhëna këto që ne i kemi kërkuar, thuhet se numri i azilkërkuesve kosovare në Hungari gjatë vitit 2014 ka qenë 21.453 persona. Gjatë janarit të vitit 2015 kanë qenë 10.188 azilkërkues. Këto janë të dhënat zyrtare të dërguara nga autoritet hungareze për personat që kanë kërkuar azil në Hungari. Ndërsa, kalime ilegale të kufirit të Hungarisë gjatë muajit Janar, ka pasur mbi 10 mijë persona. Këto të dhëna gjithmonë flas janë nga autoritetet hungareze.
Ndërsa, nga autoritetet gjermane, thuhet se numri i azilkërkuesve nga Kosova vazhdon të jetë i lartë. Gjatë muajit Janar, bazuar në statistikat nga enti shtetërorë për refugjatë, kosovarët renditen në vendin e dytë për nga numri i azilkërkuesve, me gjithsej 3630 kërkesa gjatë muajit janar të vitit 2015. Ndërsa, sa i përket të dhënave dhe llogaritjeve nga enti evropian i statistikave EUROSTAT, në muajin Janar, gjithmonë sipas EUROSTAT, në Gjermani dhe Hungari azil kanë kërkuar 13.700 persona, nga Kosova.
Sipas Kuçit, Kosova marrëveshjet e ripranimit i ka të nënshkruara që nga viti 2010. Ky bashkëpunim deri tash ka qenë në nivel të mirë. Deri tash Kosova i ka 22 marrëveshje bilaterale të ripranimit të nënshkruara, ku nga to 20 marrëveshje janë të nënshkruara me shtetet anëtare të BE-së dhe zonës shengen dhe deri më tash bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Në këtë kontekst mbahen takime te rregullta dhe Ad-hock me (atashetë) e migrimit të Ambasadave të shteteve të BE-së në Prishtinë që kanë të bëjnë me çështje të caktuara të migrimit.
Në këtë kontekst edhe me autoritetet gjermane, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm. Ne vazhdimisht kemi takime me përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe çdo problem për çështjet e migrimit që kemi apo që mund të kemi e zgjidhim bashkërisht”.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit