Kosova
Të hyrat buxhetore arritën vlerën në 1.68 miliardë euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se të hyrat buxhetore në vitin 2017 arritën vlerën prej 1.68 miliardë euro apo 5.3 përqind më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Rritja e arkëtimit të të hyrave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të hyrave që kanë për synim ngushtimin e hendekut tatimor.
Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore indirekte të cilat janë të ndërlidhura me lëvizjen e importit i cili ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2017.
“Të hyrat indirektet arritën vlerën prej 1.3 miliardë euro (7.2 përqind rritje). Me rritje u karakterizuan edhe të hyrat tatimore direkte të cilat arkëtohen nga tatimi në të ardhura dhe pasuri. Këto të hyra shënuan rritje prej 2.5 përqind dhe arritën vlerën prej 238.0 milionë euro. Të hyrat jo-tatimore, që kryesisht janë të hyra nga organizatat buxhetore, shënuan rritje prej 6.0 përqind dhe arritën vlerën 185.8 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime (përfshihen edhe komunalitë) shënuan rritje për 11.4 përqind dhe arritën vlerën prej 226.0 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












