Lajme
Të hospitalizuarit në pranverë, më të moshuar se ata në verë dhe vjeshtë
Mosha mesatare ishte 69 vjeçare në periudhën e parë dhe 63 vjeçare në të dytën
Nga muaji mars i këtij viti deri në maj, periudha e parë e pandemisë, njerëzit që duhej të shtroheshin në spitalet zvicerane për koronavirus ishin më të moshuar se ata që kishin nevojë për kujdes spitalor midis majit dhe tetorit, shkruan srf.ch.
Mosha mesatare ishte 69 vjeçare në periudhën e parë dhe 63 vjeçare në të dytën, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një statistikë e publikuar të hënën nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Statistikat gjithashtu japin informacione në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit në spitale të këtyre pacientëve.
Vlera mesatare për të gjithë periudhën nga marsi deri në tetor ishte nëntë ditë. Qëndrimi më i shkurtër ishte një ditë, ndërsa më i gjati, 181 ditë.
Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në njësitë e kujdesit intensiv ishte 12 ditë.
79 përqind e pacientëve kishin paraprakisht një ose më shumë sëmundje, përcjell albinfo.ch. Në rastet më të shpeshta (47.5%) bëhej fjalë për shtypje të lartë të gjakut, për sëmundje kronike kardiovaskulare (30.5 për qind), diabeti (21.6 për qind), sëmundjet kronike të frymëmarrjes (16.8 për qind) dhe sëmundjet kronike të veshkave (16.2 për qind).
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










