Kosova

Kuvendi i Kosovës të hënën u rikthehet punëve

Kuvendi i Kosovës të hënën rikthehet me mbledhjen e Kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re.

Në këtë mbledhje, përveç shqyrtimit të pikave të mbetura nga seancat e kaluara, do të shqyrtohet edhe projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Natyrisht, do të trajtohen edhe pika të tjara të mbetura nga sesioni i kaluar dhe do të shqyrtohen edhe tema të tjera që kanë dalë nga aktualiteti i sotëm politik.

Në këtë kontekst, opozita kosovare, duke u nisur nga gjendja e rëndë me pandeminë në vend, kishte kërkuar që Kuvendi t’i ndërpriste pushimet dhe t’u rikthehej punëve më parë.