Kosova
Të hënën Kurti, Rama e Vuçiqi në Shkup

Kryeministri i Kosovës dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Shkup, në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, miratuar nga Komisioni Evropian.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të jetë nikoqir i këtij takimi, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit, në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Srgjan Amixhiq, kryeministri i Malit të ZI, Milojko Spaiq, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen nga Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
“Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?