E-Diaspora
Të gjithë shqiptarët nesër do të jenë zviceranë
Kosovarët në Zvicër, nën ethe janë duke pritur ndeshjen e së premtes të Zvicrës. Një fitore e Zvicrës, për kosovarët do të thotë sikurse një fitore më shumë ndaj serbëve
Kombëtarja zvicerane, të premten do të luajë ndeshjen e saj të dytë në grup kundër Serbisë. Loja tashmë është duke shkaktuar emocione edhe në komunitetin shqiptar. Me Xhemailin, Xhakën, Shaqirin dhe Behramin, për Zvicrën janë duke luajtur katër lojtarë me rrënjë shqiptare, ndërsa nuk ndalojnë interpretimet e ndeshjes në mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Në mediat sociale janë postuar disa shkrime që kanë të bëjnë me këtë fenomen. Sidomos, gjatë të dielës në Twitter të Albanian_Soccer u paraqit ky postim: Më 22 janar 2018. Serbia do të luaj kundër Zvicrës (ekipi B i Shqipërisë). Loja do të jetë e me shumë tension. Ne ua bëjmë me dije serbëve se disfata është shënuar në ADN-në e tyre”.
Islami Spahiu, kreu i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, shpjegon: “Kam vërejtur se tek miqtë dhe rrethi i familjes time se shqiptarët po i japin rëndësi shumë më tepër kësaj loje se sa lojërave të tjera të Zvicrës. Asnjë lojë tjetër nuk është diskutuar aq shumë, përpos ndoshta, kur ekipi kombëtar zviceran luajti kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian”.
Interesin e madh, Spahiu ia atribuon parahistorisë së Kosovës dhe Serbisë. “Nëse Zvicra fiton kundër Serbisë, do të jetë disi si një fitore për shqiptarët mbi serbët. E njëjta gjë do të jetë edhe në rast të një humbje. Me sa duket, edhe serbët ndjehen ngjashëm”.
Një arsye tjetër për të cilën kosovarët të premten do të brohorasin për Kombëtaren zvicerane është se lojtarët shqiptarë të ekipit kombëtar zviceran janë për një brez të ri. “Ata kanë arritur të sjellin më afër shqiptarët dhe zviceranët. Ata kanë krijuar një frymë aq të fortë në ekip, sa që edhe shqiptarët bashkëndjejnë nën ethe me zviceranët, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. “Ndoshta nuk kishte ndonjë brez tjetër të integruar aq mirë siç ishin ai i Xhakës dhe Shaqirit. “Ata kanë krijuar një vendlindje të re”.
Serbët në Zvicër janë më pak të ngazëllyer për ndeshjen. Tanja Radojeviq, kryetare e Shoqatës kulturore serbe në Dübendorf, thotë shkurtimisht: “Kjo është e gjitha në lidhje me futbollin, e jo politikë”. Për te, me rëndësi është që Serbia të arrijë sa më larg, pa dallim se ndaj kujt do të fitojë, transmeton tutje albinfo.ch.
Ljubisha Miriq, kryetar i Shoqatës kulturore serbe “Sveti Sava” në Altstätten, ka ndjenja të njëjta: “Edhe lojtarët me prejardhje shqiptare e po e mbajnë në gjoks kryqin zviceran. Po që se serbët fitojnë apo humbin, ata e bëjnë këtë vetëm kundër Zvicrës dhe jo kundër Shqipërisë”. Megjithatë, ai është duke pritur me padurim ndeshjen. “Kjo ndeshje është të jesh apo të mos jesh”, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












