Lajme
Të gjitha pikat kufitare në Kosovë, të lira për qarkullim
Nuk ka pritje në vendkalimet kufitare të Kosovës
Bëhet e ditur se në mëngjesin e së martës në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës nuk ka pritje në hyrje dhe dalje të territorit të vendit tonë, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (gjendja në orën 07), ndonëse kemi hyrë në fazën e ardhjes së mërgimtarëve, në asnjërën nga pikat kufitare me vendet fqinje nuk ka pritje.
Në të gjitha vendkalimet për të hyrë në Kosovë prite 3 deri në 5 minuta, përveç në Merdar, ku pritet deri në 10 minuta.
Ndërkaq, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare duhet të paraqesin testin negativ për koronavirus, në qoftë se nuk kanë dëshmi të vaksinimit.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtarëve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga policia.
Ndryshe, në vendimin për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor, thuhej se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













