Tematike
Të gjitha partitë, të kënaqura me hapjen, vetëm SVP kërkon “më shumë tempo”
Shumica e partive dhe palëve tjera të përfshira, kanë reaguar pozitivisht ndaj hapave të Këshillit Federal për të relakuar më tutje masat e koronës
Partia Socialdemokrate (SP) është shprehur e lehtësuar që situata epidemiologjike lejon hapa të mëtejshëm të zbutjes, raporton srf.ch. Paralelisht, kjo parti bën thirrje për “drejtësi në vaksinim”. Bashkëkryetarja, Mattea Meyer është cituar të ketë thënë se nuk është në rregull që pikërisht ata njerëz që punojnë në sektorë të ekspozuar, pa qasje në kompjuter, të humbasin rezervimet për termine dhe kështu të mbeten për t`u vaksinuar më vonë.
Në këtë mënyrë ajo i është referuar “shpenzimit” të shpejtë të termineve të shpalluar online për vaksinim, që janë “rrëmbyer” për pak orë nga njerëzit që kishin mundësi ta bënin këtë, shkruan albinfo.ch.
FDP shprehimisht ka mirëpritur vendimet e Këshillit Federal në favor të lehtësimit të mëtejshëm të hapave dhe planifikimit afatgjatë për muajt e verës. “Por përse të pritet kaq gjatë kur situata epidemiologjike po zhvillohet kaq pozitivisht?”, thuhet në një deklaratë me shkrim, të kësaj partie
Partia e qendrës (Mitte, ish CVP) ishte më e kursyer: “Hapat e ardhshëm të lehtësimit dihen. Le të qëndrojmë të kujdesshëm gjithsesi. Qëndroni bashkë në solidaritet…”, thuhet në tekstin e publikuar në Twitter nga kjo parti.
Kryetari i të Gjelbërve Balthasar Glättli ka shkruar në Twitter se hapat e mëtejshëm të kujdesshëm të lehtësimit të masave të koronës, janë të kuptueshëm. Mbajtja e distancës, maskat, testet, vaksinimet dhe kujdesi vazhdojnë të mbeten thelbësore: Përndryshe lehtësimi do të kthehej në një bumerang.
SVP dhe shoqata tregtare kërkojnë tempo më të shpejtë
Nga të gjitha partitë parlamentare, vetëm SVP ka treguar njëfarë pakënaqësie, transmeton albinfo.ch. “Është e pakuptueshme që Këshilli Federal nuk po ecën përpara”, citohet Presidenti i partisë Marco Chiesa në një deklaratë.
“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të jetojnë sa më lirshëm që të jetë e mundur, ndonëse me koncepte mbrojtëse (higjiena, maska, distanca, gjurmimet e kontaktit)”, ka vazhduar Chiesa. Fakti që Këshilli Federal tani po pret përsëri për gati tri javë deri në hapje është “maltretim i pastër”.
Shoqata Zvicerane e Tregtisë (SGV) ka mirëpritur vendimin e Këshillit Federal për të lejuar që restorantet të hapin edhe ambientet e brendshme.
Në përgjithësi, SGV vlerëson hapin e marrë të lehtësimit si shumë hezitues, shumë të ngadaltë dhe shumë pak të gjerë, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, do të ishte fare lehtë e mundshme hapja e plotë më 17 maj, me kusht që të funksionojnë konceptet e njohura të mbrojtjes, thuhet në një mesazh në Twitter.
SGV që është organizata më e madhe ombrellë e ekonomisë zvicerane gjithashtu ka bërë thirrje për heqjen e situatës së veçantë dhe shpërbërjen e task forcës shkencore.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













