Tematike
Të gjitha manifestimet e 1 gushtit me pjesëmarrjen e Këshillit Federal
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga do të mbajë gjithsej tri paraqitje më 1 gusht, një në radio dhe televizion, një në manifestimin qendror në Rütli dhe një tjetër në mbrëmje, në Lozanë
Pesë nga shtatë ministrat e Qeverisë së Zvicrës iu drejtohen qytetarëve sot, në festimet e 1 gushtit. Në 150 ferma, qytetarët kanë mundësinë të marrin pjesë në njërin prej aktiviteteve tradicionale festive – të gjitha do të mbahen nën masat e mbrojtjes nga korona, shkruan sda.
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga do të mbajë gjithsej tri paraqitje më 1 gusht, një në radio dhe televizion, një në manifestimin qendror në Rütli dhe një tjetër në mbrëmje, në Lozanë, transmeton albinfo.ch.
Në Rütli, Presidentja Federale nderon nga një grua dhe një burrë prej secilit nga 26 kantonet dhe nga “Zvicra e Pestë” (zviceranë me qëndrim jashtë vendit) për punën e tyre – duke përfaqësuar njerëz të panumërt që ishin përkushtuar ndaj njerëzve të tjerë gjatë periudhës së koronavirusit.
Në mesin e këtyre që do të marrin mirënjohje nga presidentja është edhe aktivistja Xhemile Fetaji nga Gostivari, shkruan albinfo.ch. Ajo, me këtë rast përfaqëson kantonin ku jeton, Thurgau-n.
aktiviteti 90-minutësh, i cili nuk është i hapur për publikun, mund të ndiqet drejtpërdrejtë në internet.
Ministri i Brendshëm Alain Berset mban fjalimin e tij në mbrëmje në Bellinzona, Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter është e ftuar në Schaffhausen, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, Fjalimi i ministres së mbrojtjes, Viola Amherd në Lucern është anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, Amherd tani po merr pjesë në një ecje malorte në luginën Valais Binnental të Valisit.
Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin merr pjesë në një “Brunch” në një fermë në Chur në mëngjes. Në mbrëmje ai do të mbajë një fjalim në Cavaione në komunën e Brusio-s, në jug të Graubündenit.
Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis ka nisur një ditë më parë paraqitjet e qeveritarëve për Ditën Kombëtare, transmeton albibfo.ch. Ai në pasditen e të premtes ka vizituar qendrën sportive rinore në Tenero të Tiçinos ku ka mbajtur një fjalim festiv.
Ndërkohë, nuk ka asnjë informacion për planet e Ministrit të Financave, Ueli Maurer. Maurer ka thënë se do të marrë një vendim “shumë afatshkurtër” këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












