Kosova
Të gjitha Exit -Poll-et e nxjerrin fitues Gazmend Muhaxherin në Pejë
Sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting, del që në Komunën e Pejës fitues del të jetë kryetari aktual i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me gjithsej 59.8 për qind të votave.
Larg nga vendi i parë, gjithmonë sipas këtij EXIT POLL-i, del të jetë Gramos Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 23.20 për qind të votave.
E treta në rënditje sipas rezultateve është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16.10 për qind të rezultateve të përgjithshme.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike gjatë së dielës, përcjell albinfo.ch
Bazuar në EXIT POLL-in e publikuar nga Klan Kosova, Gazmend Muhaxheri fiton pa balotazh me gjithsej 56.28 për qind të votave, duke lënë pas Agushollin e LVV-së me gjithsej 20.7 dhe Rrustem Berishën e AAK-së me 17.65 për qind.
Se Muhaxheri është komod në pozitën e parë e thotë edhe EXIT POLL-i i publikuar nga Albanian Post.
Sipas rezultateve të tij, Muhaxheri fiton pa balotazh me 59.9 për qind.
I dyti është Agusholli me 23.5%. Kurse i treti, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rrustem Berisha me 16.6%.
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










