Futboll
Të gjitha ekipeve ruse u ndalohen garat në FIFA dhe UEFA
Organi qeverisës i futbollit FIFA dhe organi qeverisës evropian UEFA kanë pezulluar klubet dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat deri në një njoftim tjetër, njoftoi sot Federata, përcjell Albinfo.ch.
“Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë përsëri një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve”, sipas një deklarate të përbashkët, të cilën e transmeton Dpa.
Vendimi i FIFA-s do të thotë se Rusia nuk do të lejohet të luajë ndeshjet në play-off të Kupës së Botës gjatë muajve të ardhshëm dhe Kupën e Botës 2022 në Katar.
UEFA gjithashtu i ka dhënë fund partneritetit të saj me kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom në të gjitha garat.
“Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese, duke përfshirë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA Euro 2024”, tha UEFA.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









