Lajme
Të fuqizohet roli i gruas në sigurinë e Kosovës
Presidentja Jahjaga tha se niveli i pjesëmarrjes së grave në një shtet është ngushtë i lidhur me nivelin e zhvillimit të atij shteti
Roli i gruas kosovare ka qenë vendimtar në ruajtjen e familjes, por edhe në krijimin e sigurisë së vendit, prandaj për të garantuar zhvillimin e një shteti duhet t’i jepet hapësirë integrimi garave nëpër institucione të sigurisë.
Kështu deklaroi të martën presidentes e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën “Pjesëmarrja dhe roli i femrës në institucionet e sigurisë në Kosovë”. Gratë në Kosovë, siç tha ajo, gjithmonë kanë qenë shtylla e shoqërisë, duke ruajtur familjet, por edhe mbijetesën .
“Në këto vite të tranzicionit në Kosovë, një periudhë e mundimit dhe kontradiktave, gratë kanë qenë shpesh viktimat kryesore të sfidave që sjellin këto procese. Prapë se prapë, ato kanë gjetur vullnetin dhe motivimin të lëvizin shoqërinë përpara”, tha Jahjaga.
Pas luftës, gratë në Kosovë, sipas saj, u bënë ndërtuese të urave në mes komuniteteve që u ndanë nga konflikti.
“Ato ishin të përfshira në politikën ditore dhe shërbime publike dhe siguronin se politikat që ndërtoheshin në Kosovën e pasluftës të ishin të balancuara dhe të plotësonin nevojat e secilit komunitet dhe secilit individ pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, tha ajo.
Gratë, siç tha më tej presidentja, kanë tejkaluar ndasitë partiake dhe ideologjitë e ngurta për t’u bashkuar rreth një agjende të përbashkët për të vazhduar fuqizimin e grave, veçanërisht në sektorin e sigurisë, i cili është çelës për të siguruar përfaqësimin e plotë të grave në Kosovë.
Shumë studime deri tash, sipas Jahjagës, kanë ardhur në përfundim se niveli i pjesëmarrjes së grave në një shtet është ngushtë i lidhur me nivelin e zhvillimit të atij shteti.
“Pra, pjesëmarrja e grave në çdo fushë të jetës nuk është vetëm moralisht e drejtë; por gjithashtu garanton një të ardhme të sigurt për të gjithë ne”, tha ajo.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Shemsi Velesi, ndërkaq çmoi lartë punën e grave në institucionet vendimmarrëse. Sipas tij, në FSK femrat janë të përfaqësuara mbi 8 për qind.
“Në kuadër të FSK-së janë duke dhënë një kontribut të çmueshëm femrat. Ato janë në të gjitha nivelet dhe njësitë e angazhuara, detyra të rëndësishme që mbajnë gradë ushtare deri në gradën më të lartë kolonel dhe jam ithtar i asaj që duhet të jetë edhe në shpalljen e gjeneralit”, ka thënë Veseli.
Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni ka thënë se Policia e Kosovës është lidere e përfaqësimit të gjinisë femërore jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
“Civilizimi mund të arrihet vetëm me trajtimin e barabartë dhe inkuadrimit të femrës në jetën shoqërore pa përjashtim sektorin e sigurisë. Ne si menaxhment ju siguroj çdo herë do të përcjellim vizionin afatgjatë që edhe më tutje të fuqizojmë rolin e femrës në Policinë e Kosovës”, ka thënë Maxhuni.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










