Lajme
Të ftohtit në Amerikë, foto prekëse të kafshëve të ngrira
Ditën e djeshme zyrtarët e shtetit amerikan në Teksas kanë paralajmëruar për një “katastrofë brenda katastrofës”, pas valës së të ftohtit që ka lënë miliona njerëz pa ngrohje e ujë, duke theksuar që qytetarët duhet të përgatiten për mundësinë që të mos ketë energji elektrike gjatë fundjavës, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, banorëve të më shumë se 100 rajoneve në Teksas u është thënë që ta ziejnë ujin para se ta përdorin, e rreth 12 milionë banorë të këtij shteti amerikan, që është shteti i dytë më së shumti banorë në SHBA, po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm që kur stuhia e të ftohtit ka goditur këtë vend.
Rreth 2.7 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, kurse shërbimet meteorologjike kanë parashikuar se temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë edhe gjatë fundjavës, duke rënduar kështu sistemin e rikthimit të energjisë elektrike, pasi që Teksasi nga kjo valë e të ftohtit ka humbur rreth 40 për qind të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.
Përveç kësaj, burimet natyrore të gazit dhe gazsjellësit si dhe makineritë e tyre janë ngrirë nga temperaturat e ulëta. Spitalet në Houston kanë bërë të ditur se nuk kanë ujë, kurse besohet se dhjetëra raste të vdekjeve janë konfirmuar si pasojë e temperaturave të ulëta.
Përfaqësues të autoriteteve lokale po brengosen që numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh, por që trupat e të vdekurve ende nuk janë gjetur.
Gjithashtu nga të ftohtit janë goditur edhe kafshët, nga të cilat edhe janë ngrirë nga acari i madh, si shihen në fotot e mëposhtme:




E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














