Shqipëria
Të dielën 50 psikologë kosovarë mbërrijnë në Shqipëri
50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, po trajnohen intensivisht në Prishtinë për të udhëtuar drejt Shqipërisë
Duket se Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë.
Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj., ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, shkruan tch.
Po ashtu, pavarësisht ngrohjes së zemrave të shqiptarëve, nga gjithë ky solidaritet që nuk mungoi as nga drejtime të tjera, pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas nuk janë vetëm materiale, por edhe psikologjike.
Tronditja që shkaktoi tërmeti do kohë të kapërcehet. Ndaj, tani kur një kapitull u mbyll, ai i kërkimit nën rrënoja, vëmendja kthehet edhe nga gjendja psikologjike. 50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, po trajnohen intensivisht në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Ky ekip do të mbërrijë të dielën në Shqipëri, për t’i ardhur në ndihmë popullatës, veçanërisht në zonat më të prekura.
Sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK nisi edhe kontigjentin e parë me pajisje ushtarake fushore drejt Shqipërisë. Kjo për shkak se pas katastrofës në vend, një numër i madh familjesh kanë mbetur pa një strehë mbi kokë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














