Tematike
Të burgosurit kërkojnë transparencë
“Se gabimet me pasoja vdekjeprurëse në këtë segment janë të paraprogramuara, nuk duhet të habitet askush", thotë organizata "Reform 91" duke iu referuar vrasjes së 19 vjeçares Marie, të kryer ditë më parë nga një i ish i dënuar për vrasje dhe dhunim
Organizata që përfaqëson interesat e të burgosurve “Reform 91” në një letër që i ka dërguar të hënën dy dhomave të parlamentit të Zvicrës ka kërkuar më shumë transparencë. “Kur është fjala për burgjet nuk janë paratë ato që mungojnë por efikasiteti dhe qëndrueshmëria”. Doma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar në mars të vitit 2012 një peticion me kërkesa të ngjashme me 107 vota pro dhe 48 kundër.
Pretekst për përtëritjen e kësaj kërkese nga organizata e të burgosurve ka qenë rasti i vrasjes ditë më parë të 19 vjeçares Marie që ka bërë bujë të madhe në opinionin zviceran. Ngatërrimi i kompetencave në lëmin e burgjeve bën që shpeshherë “Njëra dorë të mos dijë çfarë bën dora tjetër”, thuhet në kërkesë. “Se gabimet me pasoja vdekjeprurëse në këtë segment janë të paraprogramuara, nuk duhet të habitet askush”.
Organizata e të burgosurve te rasti “Marie” sheh se dorasi e ka mbaruar “kot” vuajtjen e burgut, pa u bërë një rishikim i personalitetit të tij ose pa mbaruar ndonjë shkollim. Parimisht, nevojitet që burgjet sa i përket risocializimit të të burgosurve të heqin dorë nga fokusimi në edukimin për punë të tyre, dhe të investojnë më shumë në arsimimin dhe mbikëqyrjen psikologjike të tyre.
Veç kësaj, në burgje aplikohet një “skemë thjeshtë represive”. Kjo bën që në përditshmërinë e burgut të kalojnë më mirë ata që nga ana e jashtme mund t`u përshtaten rregullave, por që në fakt kanë mangësi në karakter.
“Reform 91” kritikon “kualitetin e keq” të mbikëqyrjes psikiatrike nëpër burgje. Aty fitohet shpesh përshtypja se disa gjëra bëhen “vetëm pasi që ashtu është kërkuar”. Në këtë pikë është urgjentisht e nevojshme të ngritet profesionaliteti, në mënyrë që të burgosurit të përjetojnë një ndryshim, kthesë të vërtetë gjatë kohës së mbajtjes së burgut.
“Reform 91” është themeluar në vitin 1990 nga një grup të burgosurish në lenzburg dhe është një grup vetëndihmues për të burgosurit dhe të margjinalizuarit.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










