Lajme
Të arriturat (acquis) e BE-së, sfidë për integrimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia është kandidate për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE), ajo nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-në në vitin 2004. Marrëveshja (MSA) siguron një përafrim të përgjithshëm të legjislacionit të Maqedonisë me atë të BE-së. Maqedonia duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme për të përafruar legjislacionin e saj me të arriturat (acquis) e BE-së: tregun publik, ligjin e korporatave, shoqritë e informacioneve dhe mediave, të bujqësisë, të transportit, të tatimeve, të energjisë, të politikave sociale, politikave rajonale, drejtësisë dhe unionit doganor.
Për më tepër, obligimet me të cilat Maqedonia është duke u përballur përfshijnë përcaktimin e saj se si të integrojë axhendën sociale të Bashkimit Evropian, e cilia parashikon mbrojtjen sociale. Komisioni Evropian i ka rekomanduar Maqedonisë, ashtu siç bëri me anëtarët e rinj të BE-së, që të promovojë një politikë të punësimit, e cila siguron, në kontekstin e politikave makroekonomike, punësimin, arsimin dhe mbrojtjen sociale. Për ta bërë këtë, një koordinim mes ministrive të Qeverisë së Maqedonisë dhe Fondit Evropian për Zhvillim Rajonal (FEZHR) është i domosdoshëm për të kryer projektet e mbrojtjes sociale dhe luftën kundër varfërisë. Në mënyrë të ngjashme, Ministria e Punësimit dhe e Politikës Sociale duhet të luajë rol vendimtar për të integruar dhe orkestruar të gjithë aktorët: institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare (OJQ), menaxherët e fushës sociale. Së bashku, të gjithë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të marrë dhe për të përdorur ndihmën e fondeve të BE-së dhe për të përmbushur stimulimet e ndryshme të BE-së.
Në qoftë se Maqedonia dëshiron të luftojë kundër varfërisë dhe të ketë qasje në Bashkimin Evropian, ajo duhet të vazhdojë për të ndërmarrë veprime në fushën e politikës sociale dhe të punësimit:
-Të vazhdojë transpozimin e të arriturave (acquis) të BE-së, forcimin e strukturave administrative dhe zbatimin e konektimit, duke përfshirë Inspektoratin e punës;
-Të sigurojë krijimin e politikave të nevojshme të kapaciteteve administrative, përfshirë edhe mbrojtjen sociale;
– Të sigurojë krijimin e një dialogu social efektiv dhe përfaqësues;
– Të forcojë përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e personave;
Maqedonia është një vend i vogël, me një shkallë të ulët të punësimit, me një nivel të lartë të varfërisë, me një pabarazi të fortë në mes të zonave urbane dhe rurale, një reduktim të të ardhurave qeveritare.
Maqedonia do të duhet të zbatojë një politikë të përfshirjes sociale, e cila është thelbësore në qoftë se vendi do që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ajo duhet të miratojë politikat e saja sociale dhe të fokusuara në grupet më të rrezikuara sociale.
Politika sociale duhet të bazohet në konsensus të fortë politik dhe publik, të cilat rezultojnë nga një politikë publike koherente që do të mbështesë përfshirjen në ekonominë e tregut.
Maqedonia duhet të sigurojë një mbrojtje sociale dhe mekanizëm efektiv të shpërndarjes së pasurisë, pagën minimale, mbrojtjen universale shëndetësore dhe të bëjë përpjekje për të ndërtuar një regjim social gjithëpërfshirës.
E-Diaspora
-
Dy orë pritje në dalje të pikës Mërdarë Pritje ka edhe në dalje të pikës Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë...
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten