Lajme
Të ardhurit nga Serbia shtojnë numrin e infeksioneve në Zvicër
Një rritje vërehet sidomos te rastet e hyrjes nga Serbia. Kjo është dhe arsyeja pse Qeveria Federale po mendon të marrë "masa sanitare kufitare"
Sot, ndryshe nga herët tjera, konferenca për media, në Bernë u mbajt në orët e paradites. Arsye për këtë konferencë ishte promovimi zyrtar i aplikacionit për ndjekje të gjurmëve të koronavirusit.
Në fillim të konferencës, Stefan Kuster nga BAG njoftoi numrat më të fundit të infeksioneve, të cilët kishin mbërritur në 52, nga 44 sa ishin dje. Kjo tregon një trend paksa në rritje, shkruan srf.ch. Po ashtu dje dy pacientë të rinj janë shtruar në spital.
Kuster thotë se shumë raste të reja po ndodhin brenda familjeve. Por edhe përmes hyrjes në Zvicër nga jashtë. Një rritje vërehet sidomos te rastet e hyrjes nga Serbia, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. Kjo është dhe arsyeja pse Qeveria Federale po mendon të marrë “masa sanitare kufitare”.
Kuster nuk ka shpjeguar saktësisht se çfarë kuptimi konkret kanë këto masa. Kjo mund të shkojë nga kontrollet shëndetësore deri në karantinë pas hyrjes.
Sipas Kuster, ende ekzistojnë kufizime hyrëse për Serbinë, ku situata epidemiologjike është “e paqartë”, por hyrja e personave nga ai vend është e mundur në raste të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch. Duke pasur parasysh sezonin e pushimeve, Kuster apelon që të respektohen masat mbrojtëse jashtë vendit dhe, nëse është e mundur, të vetizolohen pas kthimit në Zvicër.
Në përgjithësi, midis 15 dhe 20 për qind e infeksioneve të reja janë “importuar” – jo vetëm nga Serbia, por edhe nga vendet e tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














