Kuzhina shqiptare
Tavë me mish qengji dhe perime
• 1 1/2 kg mish qengji nga brinjët,
• 2 kg domate,
• 1/2 kg speca,
• 1/2 kg bamje,
• vaj ulliri ose gjalpë, kripë, vegetë, piper, fletë dafine, 1 tubë majdanoz.
Përgatitja:
Ndizet furra në 250º Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme vendoset mishi i prerë në copa.
Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak. Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla.
Hidhen kripë, piper dhe të gjitha, pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit.
Ulet temperatura në 200 ºC dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrën. Në furrë me temperaturë 180 ºC vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shteret lëngu, por jo i tëri dhe të jetë zbutur mishi.
Shërbehet me bukë të vogla mbrumi ose pogaçe.
Ju bëftë mirë!
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











