Futboll
Taulant Xhaka: E luta Granitin të mos paraqitet në ndeshjen me Serbinë
“Kam menduar se nuk mund të jetë e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin kur Serbia e Zvicra ranë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.
Vëllai i tij, Granit Xhaka, është kapiten i Zvicrës dhe ka udhëhequr Përfaqësuesen në dy fitoret madhështore ndaj Serbisë në dy Botërorët e fundit. Graniti për herë të parë luan ndaj Serbisë në Serbi.
Ndeshja Serbi – Zvicër zhvillohet të shtunën, në qytetin e vogël Leskovc.
Taulanti ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjen e vitit 2014 ndaj Serbisë në Beograd. Ajo ndeshje ishte ndërprerë, pasi lojtarët e Shqipërisë u sulmuan në fushë nga numër i madh i huliganëve serbë.
“E di shumë mirë se sa shumë presion dhe emocione duhet të përballosh në këtë ndeshje”, thotë ai.
Menjëherë pas shortit, Taulanti i sugjeroi Granitit që të mos paraqitej në ndeshjen në Serbi.
“I sugjerova Granitit të flasë me selektorin Murat Yakin dhe ndoshta ta lëshojë ndeshjen. Por, ne të gjithë e njohim atë. Ai dëshiron të luajë secilën ndeshje për Zvicrën”, thotë Taulant Xhaka.
Ai ka thënë se Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet.
“Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta, kur gjërat bëhen emocionale sërish. Është e lehtë të thuhet, por në fund ka të bëjë me lojë futbolli dhe me fitore”, ka thënë mesfushori i Baselit.
Ish-sulmuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, ka thënë se pret ndeshje normale. Ai beson se të dyja palët kanë mësuar nga e kaluara.
Kapiteni i Grasshopperit dhe reprezentues i Shqipërisë, Amir Abrashi, thotë se nuk do të ketë urrejtje si në të kaluarën.
“Për më tepër vetëm Graniti është i përfshirë. Në dy duelet e fundit shumë gjëra kishin të bënin me Xherdan Shaqirin”, ka thënë Abrashi.
Shaqiri ka shënuar gola në të dy fitoret që i kushtuan Serbisë me eliminim nga Botërori. Ai i ka dhënë fund karrierës me Zvicrën. Në Përfaqësuesen helvetike është Andi Zeqiri, por nuk është prej lojtarëve të rëndësishëm.
Gazetari serb, Velko Ivanov, ka thënë se në Serbi e shohin Xhakën si provokues, duke parë sjelljet e tij në dy ndeshjet e kaluara me Serbinë.
Xhaka pritet të fishkëllehet e të fyhet të shtunën në ndeshjen në Leskovc, që fillon në orën 20:45.
Gazetari Ivanov ka thënë se në Serbi e pranojnë që Xhaka është futbollist i shkëlqyer. Për këtë ka folur edhe selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq.
“Ai është lojtar i shkëlqyer që luan në nivelin më të lartë botëror për shumë vjet. E vlerësoj shumë lart”, ka thënë Stojkoviq.
Vetëm 70 tifozë do ta përkrahin Zvicrën në ndeshjen e vështirë në Serbi. Në dispozicion ishin 300 bileta, por që nuk kishte interesim. Sipas gazetës “Blick”, kjo ndodhi për shkak të lidhjeve jo të mira me Leskovcin.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











