Futboll
Tare merr edhe një futbollist shqiptar në Lazio
Valon Berisha është shumë afër skuadrës së Lazios

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare vazhdon të marrë futbollistë në skuadrën italiane.
Sipas mediave italiane, Lazio dhe Salzburg kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Valon Berishës në kryeqytetin italian, përcjell albinfo.ch.
Transferimi mund të arrihet për shtatë milionë euro, megjithatë detaje për pagën e tij nuk ka ende. Tare më herët kishte marrë Riza Durmishin nga Betisi, kurse pjesë e kësaj skuadre është Thomas Strakosha. Më herët ishin edhe Lorik Cana dhe Etrit Berisha.
Berisha kishte një performancë të shkëlqyer kundër Lazios në Ligën e Evropës dhe drejtuesit janë bindur pikërisht në atë ndeshje për ta afruar mesfushorin shqiptar.
Berisha gjithashtu ishte afër transferimit në Sampdoria, por në momentet e fundit i ka refuzuar.
Valon Berisha është edhe një nga futbollistët kyç te Përfaqësuesja e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri