Futboll
Tare fillon punën të hënën te Milani
Të hënën pritet që të finalizohet gjithçka dhe Tare të zyrtarizohet në postin e ri

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare (2+1) me vlerë 800 mijë euro neto në sezon.
Pas muajsh përzgjedhjeje, hipotezash, thashethemesh dhe emrash të mundshëm, më në fund Milani ka gjetur drejtorin sportiv dhe ai do jetë Igli Tare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Përshpejtimi i procedurave u ndoq nga kreu i RedBird, Gerry Cardinale, kjo pas humbjes 3-1 kundër Romës, që solli edhe përjashtimin e ‘Djallit’ nga Evropa. Pas takimit me drejtorin ekzekutiv Giorgio Furlani, u arrit një marrëveshje verbale që do t’i lejojë ish-sulmuesit të Lazios të hyjë në strukturën drejtuese të kuqezinjve.
Tare (zgjedhja e parë e Ibrës) do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare (ndoshta me një strukturë 2+1 me një mundësi në favor të klubit) me vlerë 800 mijë euro neto në sezon.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, një bazë fillestare mirëkuptimi midis Tares dhe Furlanit u gjet në takimin që u zhvillua në Romë më 16 prill. Një muaj më vonë, pasi e kuptoi pamundësinë e ecjes përpara në rrugë alternative, Milani vendosi të përshpejtojë në frontin e Tares, duke arritur një marrëveshje të plotë me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sipas raportimeve te fundit, Igli Tare do të ketë liri të plotë në zonën sportive të Milanit. Ai do të zgjedhë trajnerin e ardhshëm dhe do ta bëjë merkaton në mënyrë të pavarur. Ndryshe nuk do ta pranonte detyrën.
Prej verës së 2023 Tare ishte në pritje të një oferte të tillë, pasi la Lazion pas 15 vitesh në postin e drejtorit sportiv. Të hënën pritet që të finalizohet gjithçka dhe Tare të zyrtarizohet në postin e ri.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani së bashku me presidenten Keller-Sutter vizituan fabrikën zvicerane Stadler Vizitë presidenciale në Stadler...
-
Shqipe Sylejmani bashkë me Xherdan Shaqirin pritën presidenten Osmani
-
Kur historia dhe identiteti takohen në një shesh
-
Presidentja Osmani: Dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit
-
Xherdan Shaqiri mbrëmë iu bashkua Presidentes Osmani në darkën shtetërore në Zvicër
Jeta në Austri
-
97% e austriakëve blejnë online, kanë shpenzuar 30 miliardë euro në 2024-ën Blerja në internet ka riformuar zakonet e blerjeve të austriakeve: 97 për qind e konsumatorëve të...
-
Graz: Shoqata “Atdheu” edhe këtë vit do të organizojë Ditën Kulturore Shqiptare
-
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë
-
Komisioni Evropian propozon thjeshtimin e procedurave për deportimin e azilkërkuesve në vendet e treta
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026?