Maqedonia
Taravari thërret debat me kandidatët për president për migrimin e të rinjve
Kandidati shqiptar i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka njoftuar për të shtunën një debat publik, ku sipas tij, në fokus do të jetë migrimi i të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi.
Në këtë debat ai i ftoi të marrin pjesë edhe kandidatët për president, përcjell albinfo.ch.
“Programi im do të bazohet në atë se çfarë kërkojnë qytetarët, dëgjoj se qytetarët kërkojnë nga ne probleme bazë, ku ka problem më të madh se migrimi i të rinjve, në 10 vjetët e fundit kanë ikur afro 800 mijë qytetarë, andaj planifikojmë të shtunën të organizojmë një debat me të gjithë kandidatët për president që të debatojmë në këtë temë”, deklaroi Taravari. Ai tutje bëri të ditur se debati mbahet të shtunën, në ora 12:00 në Tetovë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










