Kosova
Tani e tutje, mund të udhëtoni nga Kosova në Bosnjë vetëm me letërnjoftim
Miratohet nisma që i lejon Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin me letërnjoftim

Sot, Qeveria e Kosovës unanimisht ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovvinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, u mundësohet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar draft-marrëveshjen, të cilën e konsideroi tejet të rëndësishme.
“Më lejoni t’ju prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovvinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Ky draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimeve të gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes të mbajtur në nëntor 2020 ku u nënshkruan dy deklarata, ajo për tregun e përbashkët rajonal dhe deklarata për agjendën e gjelbër. Ky samit është vazhdimësi i procesit të Berlinit”.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve për hyrje, kalim transit dhe qëndrim afatshkurtër me letërnjoftim biometrik të qytetarëve të palëve të përfshira në marrëveshje. Si rezultat, qytetarët e palëve të përfshira në marrëveshje do të kenë të drejtë që lirshëm të kalojnë dhe të qëndrojnë në territorin e palëve për periudhën kohore të përcaktuar në këtë marrëveshje. Si e tillë, marrëveshja parasheh që palët do të thjeshtësojnë procedurat administrative për hyrjen, transit dhe qëndrimin e shkurtër të qytetarëve me letërnjoftim biometrik”.
“Kjo marrëveshje do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës që për herë të parë të kenë mundësinë të lëvizin në territorin e njëra-tjetrës vetëm me letërnjoftim biometrik”, ka thënë Sveçla.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme