Kosova
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin
Nikolas Bushi, një i ri shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po tërheq vëmendjen e publikut me një talent të veçantë artistik: ventrilokizmin, artin e të folurit pa lëvizur buzët, i cili mbetet ende pak i njohur në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse i rritur dhe i formuar profesionalisht jashtë vendit, Nikolas ka ruajtur lidhje të vazhdueshme me Shqipërinë. Ai e ka vizituar disa herë vendin, ndërsa në muajin tetor u rikthye për të marrë pjesë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku u shndërrua në një nga emrat më të komentuar të finales.
Në performancat e tij, Nikolas shfaqet së bashku me kukullën Chris, një personazh me nota të forta sarkazme dhe humori, i cili luan një rol qendror në interpretimin artistik. Sipas vetë artistit, ndërveprimi me këtë personazh përbën pjesën më argëtuese dhe sfiduese të ventrilokizmit, transmeton tutje albinfo.ch.

Në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Nikolas Bushi ka rrëfyer se pasioni për këtë art nisi rreth tetë vite më parë, i frymëzuar nga spektakli “America’s Got Talent”, të cilin e ndoqi për herë të parë në vitin 2017. Që nga ajo kohë, ai i është përkushtuar vazhdimisht ventrilokizmit, duke e shndërruar nga një interes personal në një profesion të mirëfilltë.
Sot, Nikolas e sheh veten si një kontribuues në njohjen dhe promovimin e ventrilokizmit në Shqipëri, një disiplinë artistike që deri vonë ka qenë pothuajse e panjohur për publikun vendas.
Ai bën të ditur se aktualisht po punon në projekte të reja dhe nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimeve surprizë në të ardhmen.
Mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikolas Bushi po ndërton një rrugëtim artistik të veçantë, duke sjellë për publikun shqiptar një formë të re argëtimi, ku iluzioni, humori dhe kreativiteti ndërthuren në një eksperiencë unike skenike. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











