Lajme
Talat Xhaferi i drejtohet në shqip Kuvendit të Maqedonisë, irriton VMRO-në
Talat Xhaferri seancën e filloi në gjuhën shqipe, megjithatë u shpreh se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t’i udhëheq në gjuhën maqedonase
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka nisur në gjuhen shqipe seancën e parë plenare të Kuvendit maqedonas si kryeparlamentar, në të cilën pritet të votohet përbërja e re qeverisëse. Fjalimi tij në shqip ka irrituar ligjvënësit e VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe maqedonase, të cilët fjalimin e tij e kanë quajtur jashtligjor.
Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE që në fillim të seancës theksoi se Xhaferi me paraqitjen e tij në gjuhën shqipe ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Ai gjithashtu theksoi se ky Kuvend dhe kjo seancë fillojnë me një njollë jodemokratike e cila do të rëndoj mbi Talat Xhaferin, “sepse ai është i vetmi që pranoi të jetë kryetar i Kuvendit i zgjedhur në mënyrë jo-demokratike”.
Sipas Milloshoskit, VMRO-ja nuk do e njoh Xhaferin për kryetar të Kuvendit por vetëm si deputet, citon AlsatM.
Xhaferi në kundërpërgjigjet e tij theksoi se ai është zgjedhur nga shumica parlamentare dhe si i tillë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit do ta ushtroj funksionin e tij, si kryetar i Kuvendit.
Ndërkohë Ilija Dimovski, kërkoi që në mënyrë urgjente të miratohen ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor.
Ndërsa Goran Misovski nga Lidhja Socialdemokratike tha se definitivisht pas 8 viteve nga foltorja, me kënaqësi, do t’i drejtohet Kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kundërshtoi propozimin e Dimovskit të VMRO-së, sepse sipas tij nuk mund të hapet debat për asnjë ligj derisa nuk formohen komisionet parlamentare.
“Gjithnjë derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokojnë formimin e grupeve parlamentare dhe trupave kuvendore, Kuvendi nuk mund të hap debat për ndonjë propozim ligj”, tha Misovski.
Kjo është seanca e parë që drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili u zgjodh kryetar më 27 prill, një seancë që eskaloi në dhunë, pasi në Kuvend u futën huliganët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Xhaferi u njoh si kryeparlamentar legjitim edhe nga diplomacia evropiane dhe ajo amerikane, ndërsa është shqiptari i parë në Maqedoni që drejton Kuvendin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











