Lajme
Taksistët e Suboticës: Ikën shqiptarët na lan pa punë
Numri i emigrantëve kosovarë ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Kjo i ka shqetësuar taksistët e Suboticës të cilët ankohen se kanë mbet pa punë
Rënia e numrit të emigrantëve kosovarë për të ikur jashtë vendit nëpërmjet Hungarisë, ka ngjallur zhgënjim tek ata që fitonin më së shumti në këtë eksod- taksistët e Suboticës. Këta të fundit, janë ankuar se si kosovarët që erdhën shpejt, ikën dhe i lanë pa punë.
Gazeta kroate “Jutarnji List” shkuan në një reportazh se si u zhdukën qytetarët e Kosovës nga kufiri mes Serbisë dhe Hungarisë. Gazetarët kroat kishin vizituar Suboticën, por nuk kishin hasur në asnjë autobus me refugjatë kosovarë që pikësynim e kishin Hungarinë.
“Edhe taksistët nuk kanë punë, vetëm ndonjë prej tyre duke u ruajtur mos ta sheh policia, merret vesh me një grup të rinjsh somalezë. Për dallim nga afganët ata janë shume të rregullt, njëri nga ta me një anglishte solide sqaron se qëllimi i tyre është perëndimi, por nuk kanë në mendje ndonjë vend të zgjedhur”, shkruan në reportazh citon KP.
Sipas “Jutarnji List” taksistët kanë treguar se si kanë pasur probleme me migrantët nga Kosova dhe policia u ka ndaluar rreptësisht atyre që të voziten më larg se vendi i quajtur Paliq.
“Ata që donin të fitonin shumë, i dërgonin deri te kufiri ku përfundonin si pjesëmarrës në ndihmë të kalimit ilegal të kufirit. Vendi më i vizituar ka qenë vila ‘Lira’ në Paliq, pronë e Sami Hakajt shqiptar nga Kosova të cilën e ktheu në punkt transporti. Për një pagesë aty i siguronte strehim dhe ushqim e ku më pastaj i dërgonte matanë kufirit”, shkruan “Jutarnji list”.
Në Vilën “Lira” nuk ishte askush, as mysafir e as staf. Në derë të hyrjes shkruan porosia se janë në pushim kolektiv. “Kjo me shqiptarët nuk ka qenë punë e pastër. Ata kanë pasur ndonjë plan. Kush do të mundte që aq shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore t’ i kthejë”, ka thënë një nga taksistët.
Sipas këtij reportazhi, ekzistojnë tri teori rreth asaj se pse shqiptarët e Kosovës përnjëherë ia mësynë kufijve të Bashkimit Evropian.
Një pjesë e medieve serbe shkruante se kjo është tezë e politikanëve që vala e imigrantëve ta komprometojë Serbinë që asaj prapë t’i kthehet regjimi i vizave, ndërsa rrëfimi tjetër, sipas kësaj gazete, thotë se krejt kjo i shkon për shtati Beogradit, që do të nxitë perëndimin që ia njohu pavarësinë, e njerëzit po ikin nga shteti.
‘Ekziston edhe e treta e ndoshta më e mundshmja, e ngjashme me kryetarin e komunës Asotalom Laslo Toroçkai, i cili tha se shqiptarët nga Kosova shkuan në Gjermani për të marrë ndihma financiare ku edhe i dërguan fëmijët, dhe kur Gjermania do të vendoste t’u ndihmonte ata do të ishin të gatshëm të kthehen”, përfundon pjesa e parë reportazhit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













