Bota
Taksë e re për transportin ajror
Qëllimi i taksës është të minimizojë gjurmët e karbonit të fluturimeve pas një rritje të lartë në udhëtimin ajror
Qeveria e Suedisë ka propozuar një taksë të re për aviacionin, si një përpjekje për të kufizuar ndikimet e transportit ajror në mjedis.
Pasagjerët që largohen nga aeroportet suedeze do të ngarkohen me një pagesë shtesë midis 60 dhe 400 kronor ($ 7 dhe $ 48) në varësi se ku po fluturojnë.
Pagesa do të zbatohet për të gjithë, përveç ekuipazhit të fluturimit, pasagjerëve që udhëtojnë pa ndryshuar aeroplanët dhe foshnjat që mbahen në krahët e prindërve apo kujdestarëve, shkruan “SCAN”.
“Qëllimi i taksës është të minimizojë gjurmët e karbonit të fluturimeve pas një rritje të lartë në udhëtimin ajror”, ka deklaruar ministrja suedeze e Mjedisit, Isabella Lovin, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër kjo nismë e qeverisë shihet si pa efekt për Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila ka deklaruar se tatimi nuk pritet të reduktojë shumë emetimet.
Një raport i qeverisë vlerësoi se tatimi mund të reduktojë potencialisht emetimet e serrave deri në dy për qind.
Kjo taksë është kritikuar nga Partia Qendrore, e cila arsyeton se nuk duhet shtuar taksat, por kërkesat për linjat ajrore që të përdorin më shumë biokarburante. Mbi 53 për qind e suedezëve e mbështesin këtë taksë, sipas një studimi të “Dagens Nyheter (DN)”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











