Lajme
Taksat kantonale dhe komunale përfaqësojnë rreth 20% të të ardhurave
Tatimpaguesit u paguajnë mesatarisht 19.5% të të ardhurave të tyre kantoneve dhe komunave. Barra tatimore u rrit në 19 kantone dhe ra në shtatë, tregoi të enjten Administrata Federale e Financave (AFF), shkruan albinfo.ch.
Kantonet Vaud dhe Gjenevë kanë barrën më të lartë tatimore për individët në Zvicër, me 25.6%. Nga ana tjetër, Zugu ka barrën më të ulët, me 12%.
Norma e shfrytëzimit të potencialit tatimor të individëve është rritur me 0.2 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. Megjithatë, zhvillimi është shumë heterogjen ndërmjet kantoneve, specifikohet në një njoftimin për shtyp, në të cilin Neuchâtel tregon rënien më të madhe dhe Lucerne rritjen më të madhe.
Në tetë kantone, indeksi i shfrytëzimit të potencialit tatimor për vitin 2024 – i cili pasqyron barrën e përgjithshme tatimore për kanton – është më i lartë se mesatarja zvicerane. Vaud ka indeksin më të lartë, i ndjekur nga Gjeneva. Fribourg dhe Neuchâtel kanë gjithashtu indekse më të larta shfrytëzimi. Valais dhe Jura janë mesatare, transmeton RTS.
Kantonet e Zvicrës Qendrore, në veçanti Zug, Schwyz, Uri, Nidwalden dhe Obwalden, kanë indekset më të ulëta. Ashtu si kantoni më i populluar, Cyrihu.
Të ardhurat totale nga taksat personale u rritën mesatarisht me 2.8%. Vetëm kantonet Neuchâtel, Basel-Landschaft dhe Schaffhausen shënuan rënie.
9.5% për personat juridikë
Personat juridikë, paguajnë 9.5% të fitimeve të tyre neto kantoneve dhe komunave. Kantonet e Valais dhe Ticino kanë barrën totale tatimore më të lartë për personat juridikë në Zvicër, me përkatësisht 21 dhe 18%. Me 2.8 dhe 3%, Zug dhe Schaffhausen janë kantonet me barrën më të ulët tatimore.
Në 14 kantone, indeksi i shfrytëzimit të potencialit fiskal për vitin 2024 është mbi mesataren zvicerane dhe dymbëdhjetë kantone janë nën mesatare. Valais dhe Ticino kanë indekset më të larta dhe Zug dhe Schaffhausen më të ulëtat.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










