Lajme
Taksat do të ulen në kantonin zviceran
Ulja e taksave u kundërshtua fuqishëm nga partitë në të majtë
Një ndryshim i fundit politik pas zgjedhjeve kantonale në mars 2022 ka çuar në uljen e taksave personale në kanton, duke filluar nga viti 2023, raportoi 20 Minutes.
Kantoni Vaud ka një nga ngarkesat më të larta të taksave personale në Zvicër. Në vitin 2018, një çift me dy fëmijë që fitonin 150,000 CHF pagoi më shumë se tre herë më shumë taksë në Vaud sesa i njëjti çift në kantonin Zug. Kantonet e vetme ku taksat do t’u kushtonin më shumë ishin Neuchatel, Jura, Solothurn, Bern dhe Appenzell-Ausserhoden, përcjell albinfo.ch.
Disa parti politike në Vaud, të tilla si PLR/FDP, të Gjelbrit Liberal dhe UDC/SVP kanë bërë presion për uljen e taksave për shumë vjet. Pas raundit të fundit të zgjedhjeve kantonale në mars 2022, ata fituan shumicën parlamentare të nevojshme (83 nga 150 vende) për t’i bërë dëshirat e tyre realitet. Parlamenti i kantonit votoi 72 pro, 53 kundër dhe 7 abstenime për mocionin, përcjell tutje albinfo.ch.
Nga viti 2023 koeficienti tatimor në Vaud do të bjerë nga 155 në 150 pikë. Koeficienti tatimor ngre nivelin bazë të taksimit, kështu që një më i ulët do të thotë më pak taksa në përgjithësi.
Ulja e taksave u kundërshtua fuqishëm nga partitë në të majtë. Socialisti Julien Eggenberger e përshkroi lëvizjen si të papërshtatshme. Ai tha se do të reduktonte të ardhurat e kantonit me 160 milionë CHF në vit dhe do të përfitonin vetëm individët që janë të pasur.
Philippe Jobin i UDC/SVP mbrojti shkurtimin dhe vuri në dukje se kantoni gjeneroi një tepricë prej 668 milionë CHF në 2021. Ai tha gjithashtu se një çift me dy fëmijë që fitojnë CHF 150,000 aktualisht paguan 10.96% taksë në Vaud krahasuar me 5.89% në Cyrih – këto shifra nuk përfshijnë taksat e sigurimeve shoqërore të cilat janë rreth 15% e pagave bruto.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










