Lajme
Takimi Sommaruga-Trump, “në frymë pozitive”
Trump ka falënderuar Zvicrën, veç tjerash, për shërbimet e saj të mira në ndërmjetësimin me Iranin
Presidentja Federale e Zvicrës, Simonetta Sommaruga dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, janë takuar sot për një diskutim në Forumin Ekonomik Botëror WEF në Davos.
Takimi ka ndodhur sot, në pasditen e vonshme
Sommaruga e ka përshkruar me tone pozitive takimin e saj me Trumpin. Ajo rreth kësaj ka folur në një konferencë për media, që ka mbajtur menjëherë pas takimit. Trump, nga ana e tij ka falënderuar Zvicrën, veç tjerash, për shërbimet e saj të mira në ndërmjetësimin me Iranin.
Ata më tej kanë rënë dakord se duhet të vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje të mundshme të tregtisë së lirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës, ka shtuar Presidentja Federale.
“Unë do të doja të kishim një marrëveshje të tregtisë së lirë me Zvicrën”, ka thënë Trump para takimit me Sommaruga. “Le të shohim se çfarë është e mundur”, ka shtuar ai para se të fillonte bisedën me përfaqësuesit e Këshillit Federal.
Presidentja aktuale federale, Simonetta Sommaruga, ka shtuar para mediave se ajo gjithashtu dëshironte të bisedonte me Presidentin e SHBA-së për këtë temë, por ka plotësuar se edhe problemi i ndryshimeve klimatike gjithashtu do të diskutohej.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










