Lajme
Takimi i mjekëve të Diasporës: Procesi i vaksinimit dhe masat që duhet të merren
Profesionistët shqiptarë të Diasporës në fushën e mjekësisë më 24.02.2021 janë bërë së bashku virtualisht edhe këtë vit në “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi. Federata e mjekëve shqipatarë në Evropë u prezantua në këtë samit nga kryetarja Dr. med. Aurora Dollenberg dhe shume prej mjekëve të tjerë, transmeton albinfo.ch.
Diskutimi u zhvillua në tri panele: Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve.
Federata e Mjekëve prezantoi punën e bërë në vitin pandemik 2020 – 2021 dhe të gjitha projektet që mjekët e federatës kanë për qëllim t’i realizojnë në vitin 2021. Qëllim prioritar ka sigurimin e vaksinave dhe një testim sa më i shpeshtë, madje deri në dhënien falas të pacientëve dhe të popullatës shqiptare. Në këtë takim pati një pjesëmarrje shumë të gjerë të mjekëve dhe të anëtarëve të federatës, duke shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e deritanishme që kemi në konfrontimin me pëditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.
Dr. med Aurora Dollenberg prezantoi hapat terapeutike dhe diagnostike që zbatohen në pjesën më të madhe të vendeve europiane në bazë të unifikimit të protokolleve të trajtimit që është bërë nga puna e federatës gjatë gjithë vitit pandemik. Konferenca pati për qëllim edhe njohjen me punën e mirë të bërë nga qeveria shqiptare dhe nga sistemi shëndetësor shqiptar i deritanishëm. I përgëzojmë të gjithë kolegët, por edhe përfaqësuesit e stukturave shëndetësore për angazhimin e tyre dhe përgjegjshmërinë që kanë në përballimin e sfidave të përditshme që nga mutacionet e reja, që nga numri i rritur i testimeve dhe deri te diagnostikimi sa më i saktë i COVID-19.
fe
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













