Lajme
Takimet e TEB Bankës në diasporë – mundësi investimi në Kosovë
TEB SH.A. që nga themelimi ka prezantuar shumë risi në tregun e shërbimeve financiare në Kosovë, të cilat jo vetëm që kanë ndikuar dhe formësuar mënyrën e jetës të njerëzve, por kanë ndikuar edhe në zhvillimin e qasjeve të reja dhe inovative të zhvillimit ekonomik. Këto risi në vete ngërthejnë shumë segmente, prej atyre të personave fizikë, bizneseve mikro dhe të vogla, deri tek agro iniciativat, të cilat synojnë promovimin e mirëqenies ekonomike të vendit. Në vazhdimësi të dedikimit tonë që në mënyrë konstante të iniciojmë dhe të zhvillojmë qasje të reja, në vitin 2014 TEB Banka e lansoi iniciativën, e cila synon përkrahjen e ndërmarrësve të rinj. Programi i ndërmarrësisë është i udhëhequr nga TEB dhe me përkrahje të partnerëve, siç janë Banka Ekonomike për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Girisim Merkezi nga Turqia, Qendra Inovative e Kosovës, Qendra Inovative e Gjakovës si dhe Shoqata
Afariste e Gruas SHE–ERA.
Shumë ndërmarrës të rinj, në mesin e tyre veçanërisht gra, të cilët posedojnë ide potenciale biznesi, u regjistruan dhe filluan të përfitojnë nga programi i konsultimit të ofruar nga “Girisim Merkezi”, të cilët kanë përvojë 20-vjeçare në Turqi dhe nga përkrahja logjistike e Qendrave Inovative. Ky ishte një rast i mrekullueshëm për t’i simuluar idetë e tyre në një mjedis real dhe duke e testuar fizibilitetin e tyre.
Idetë fizibile që përkrahen nga kompania konsultuese si dhe nga ekspertët bankarë do ta kenë mundësinë që të angazhohen në negociata reale me ”Angel”, investues potencial, me të cilët banka është e angazhuar. Për këtë qëllim banka organizoi takime me Rrjetin e Biznesit Kosovar në Zvicër, të cilët e përfaqësojnë diasporën kosovare dhe Bashkësinë Shqiptare në Zvicër, që të dy si investuesë potencialë të ideve të biznesit.
Takimi me Rrjetin e Biznesit Kosovar në Zvicër u organizua në qytetin e vogël Lyss, ku 15 anëtarë nga rrjeti morën pjesë së bashku me Konsullin gjeneral nga Ambasada e Kosovës në Gjenevë, si dhe sekretarin e parë të Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, ndërsa takimi me anëtarët e bordit nga Bashkësia Shqiptare në Zvicër u realizua ne Zurich. Agjenda e vetme e të dy takimeve ishte promovimi dhe prezentimi i platformës ”Angel Investor” përfaqësuesve të diasporës kosovare/shqiptare.
Ideja e krijimit të një platforme ”Angel” hasi në një pranim të mirë nga investuesit potencialë dhe të njëjtit presin të kenë një komunikim më të afërt me bankën, në mënyrë që të jenë më të informuar sa i përket projekteve të cilat janë në proces të inkubacionit në programin e ndërmarrësisë në TEB.
Ekonomia e Kosovës vazhdimisht ka pasur një ndërlidhje me diasporën kosovare në vendet e Perëndimit, pasi që bashkatdhetarët tanë në këtë të fundit kanë siguruar remitenca për rrethin familjar dhe shoqëror në Kosovë. Fondet e transferuara janë përdorur kryesisht për qëllime të konsumit dhe në masë më të vogël për qëllime të investimit. Qëllimi i TEB Bankës është që nëpërmjet këtij programi të zhvillojë një qasje të re, e cila do të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë, qëndrueshmëri dhe stabilitet të vendit.
Iniciativa u prit mirë nga diaspora, e cila u reflektua me interesimin e pjesëmarrjes së tyre.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















