Lajme
Takim Thaçi-Daçiq, progres në polici e drejtësi
“Patatja e nxehtë” e këtij dialogu, energjetika dhe telekomi kanë mbetur çështje të hapura dhe se palët negociuese, Thaçi e Daçiq, për këto çështje do të bisedojnë me 8 korrik
Një takim i nisur mbrëmë dhe i vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka sjellë rezultate të pritura në dialogun Prishtinë-Beograd. Dy akerët e dialogut, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë marrë vesh për tri çështje: zgjedhjet lokale, sigurinë dhe policinë.
Mirëpo “patatja e nxehtë” e këtij dialogu, energjetika dhe telekomi, kanë mbetur çështje të hapura dhe se palët negociuese së bashkë me “dorëzanin” e bisedimeve, baroneshën Catherine Ashton, e kanë lënë që për këto çështje të bisedohet me 8 korrik.
“Është bërë punë e mirë dhe është arritur progres konkret. Kryeministrat shkuan tutje dhe u pajtuan për një varg çështjesh të hapura, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe zgjedhjeve të ardhshme komunale”, ka deklaruar pas takimit baronesha britanike, Ashton.
Takimi i fundit është pritur se do të ketë më shumë sukses, madje t’i përmbyllë disa nga çështjet e hapura gjatë dialogut teknik.
Në bisedimet teknike që po i udhëheq zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, janë diskutuar disa çështje që lidhen me implementimin e marrëveshjes së 19 prillit, por asnjëra nuk është përfunduar. Prandaj është kërkuar ndërhyrja e dy kryeministrave.
Kryeministri Hashim Thaçi, siç raporton REL, ka thënë pas takimit se ka pajtueshmëri të përgjithshme për zgjedhjet komunale që do të zhvillohen në vjeshtë “reformën, mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, periudhat kohore, e në të njëjtën kohë që do të ftohet edhe OSBE-ja si lehtësuese, menaxhuese dhe organizuese e këtyre zgjedhjeve”.
Sipas, Thaçit, është diskutuara për policinë dhe mundësinë e emërimit të shpejt të komandantit regjional në Mitrovicë, që duhet të punoj sipas ligjit dhe standardeve kosovare.
Po ashtu Thaçi tha se është shënuar progres edhe në ligjin për amnisti, megjithëse të dy ministrat e drejtësisë, sipas tij, janë duke vazhduar së diskutuari edhe me ekipet e tyre profesionale që ta përmbyllin këtë çështje.
“Kështu që lirisht mund të them se ka qenë një takim i vullnetit të mirë, të ecjes përpara, dhe i implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, ndërsa jemi dakorduar në të njëjtën kohë që takimi i radhës të mbahet në nivel të kryeministrave më 8 korrik”, theksoi kryeministri Thaçi.
Delegacioni serb nuk është prononcuar pas takimit.
Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, varen nga zbatimi i marrëveshjes, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së, të votojnë pro proceseve integruese karshi tyre. Më 28 qershor, Beogradi do të marr përgjigjen nëse do të merr apo jo datën për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“Në saje të takimit të Këshillit Të ministrave dhe Këshillit Evropian javën e ardhshme, unë do të njoftoj vendet anëtare të BE-së për progresin dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka deklaruar përfaqësueseje e lartë e Be-së, Catherine Ashton.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













