CH-Ballkani
Takim i vështirë mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel
“Përkushtimi ynë për të ardhmen evropiane është i përgjegjshëm. Ishte takim i rëndë dhe i shkurtër me Vuçiqin, por edhe ai, edhe Serbia duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur. Do të shikojmë në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Presim përgjegjësi më të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.
Takimi ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiq me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka qenë i shkurtër dhe i rëndë, kanë thënë dy presidentët. Pas takimit, presidenti Thaçi ka thënë se në takim ka treguar se Kosova është gati dhe unike për dialog për negociata për të arritur marrëveshjen përfundimtare.
“Përkushtimi ynë për të ardhmen evropiane është i përgjegjshëm. Ishte takim i rëndë dhe i shkurtër me Vuçiq, por edhe ai, edhe Serbia duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur. Do të shikojmë në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Presim përgjegjësi më të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të dyja palët për çështjet e kompromisit duhet të humbin diçka. I pyetur se “a do ta njihni pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq ka thënë: “Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët njëlloj të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, ka theksuar ai.
Megjithatë, presidenti serb ka thënë se zgjidhja nuk është afër. E zyra e Mogherini në njoftim ka thënë se Thaçi e Vuçiq diskutuan për marrëveshjen ligjërisht obliguese.
“Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët kanë rishikuar progresin e bërë në diskutimet sa i përket një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve në të dy anët. Ata janë pajtuar që të mblidhen pas disa javësh për të vazhduar punën e tyre”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














