Kosova
Tahiri: Korrupsioni pengesë e Kosovës për të hyrë në BE
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së, e mbajtur me rastin e trajnimit për agjencitë e zbatimit të ligjit mbi masat antikorrupsion.
Duke folur për ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parasë dhe aktiviteteve kriminale të ndërlidhura me to, përveç rritjes së numrit të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit profesional, ministri Tahiri përmendi edhe ndryshimet tjera që do të bëhen në sistemin e drejtësisë.
“Gjatë një viti të mandatit, kemi bërë të mundur ndryshimin e bazës ligjore, rekrutimin e prokurorëve të rinj, dhe mund të them me përgjegjësi të plotë, se tash kemi një Prokurori Speciale më funksionale, me një numër më të madh të prokurorëve, dhe jemi duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme shumë të afërt, Gjykata Themelore në Prishtinë ta ketë një departament që do të gjykoj vetëm lëndët e Prokurorisë Speciale, me gjyqtarë special, në mënyrë që këto lëndë mos të shkojnë nëpër gjykata tjera” ka theksuar Tahiri, shkruan Albinfo.ch.
Ministri Tahiri ka theksuar edhe njëherë përkushtimin për luftimin e korrupsionit, që sipas tij, është njëra ndër pengesat kryesore në rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ne si institucione ,qofshim në kuadër të Qeverisë, Parlamentit apo agjencive që zbatojnë ligje, nuk do të lejojmë dhe nuk do të dorëzohemi përpara aktiviteteve dhe grupeve kriminale, që vërtetë mund të cenojnë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Do t’i japim përgjigje në secilin dimenzion të mundshëm, si nga institucionet ligj-zbatuese, ashtu edhe nga politika” ka theksuar ministri Tahiri.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










