CH-Ballkani
Tageszeitung: “Zgjedhjet e reja në Kosovë, rrezik për planet e BE-së”
Gazeta e përditshme gjermane “Tageszeitung”, ka trajtuar krizën politike në Kosovë, ku edhe pse dy muaj pas zgjedhjeve akoma nuk është krijuar qeveria e re
Sipas gazetës, që citon disa vëzhgues të situatës në shtetin e vogël të Ballkanit, për shkak se as javën e kaluar nuk u konstituua dot Kuvendi vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
Megjithatë, gazeta i kushton vëmendje takimit të së mërkurës mes partive politike, të cilat do të diskutojnë rrugët e daljes nga kriza, por e vë theksin edhe tek mungesa e paralajmëruar e lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim, transmeton “Top-Channel”.
“Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve”, shkruan gazeta, që cilëson Albin Kurtin si liderin e dëshiruar nga gjenerata e re në Kosovë, por i konsideruar nga ndërkombëtarët si një pengesë për afrimin e Kosovës me Serbinë.
“Vërtet që edhe institucionet ndërkombëtare po ndërrojnë mendim për Kurtin, duke e mos etiketuar më si nacionalist, por në rast fitoreje të tij strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar”, shkruan “Tageszeitung”.
Një tjetër temë ku fokusohet e përditshmja është plani i BE-së për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me parlamentin dhe kryetarin e vetë.
Ky plan kundërshtohet nga Albin Kurti për faktin se ai e barazon atë me ndarjen e Bosnjës, shkruan gazeta, por këtu përfitojnë serbët.
“Dhe Serbia dhe serbët e Kosovës janë gati të mbështesin personat e etiketuar si “kriminelë lufte të UÇK-së” vetëm për të realizuar krijimin e Asociacionit”, shkruan më tej “Tageszeitung”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










