Lajme
Tadiq vjen në Kosovë nga ajri
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, bashkë me ambasadorin rus dhe atë bjellorus, të akredituar në Beograd, do të vijnë në Kosovë. Këtë “vizitë” ata do ta realizojnë duke shfrytëzuar linjën ajrore dhe atë përmes helikopterëve të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë, shkruan Zëri
I pari i shtetit serb, i cili vjen me ftesë të peshkopit Teodosije, me ambasadorët Aleksandër Konuz dhe Vladimir Qushin do të marrin pjesë në festimin e Krishtlindjeve ortodokse në Deçan dhe ata njashtu do të jenë pjesëmarrës në Patrikanën e Pejës, ku do të mbahet liturgjia e shenjtë për lindjen e Krishtit.
Sipas kësaj gazete për të pasur siguri më të madhe, KFOR-i ka angazhuar helikopterë, të cilët do të bëjnë transportimin e personaliteteve nga Beogradi dhe të cilët do të vëzhgojnë situatën nga qielli në tërë Kosovën e kryesisht në regjionin e Dukagjinit.
Zëri duke cituar burime, shkruan se KFOR-i së bashku me EULEX-in do të përkujdesen për sigurinë e afërt të presidentit serb, i cili edhe këtë vit është zotuar se do të vijë për të dhënë deklarata religjioze dhe jo politike.
Policia e Kosovës në anën tjetër do të përkujdeset për sigurinë e përgjithshme në vend. Kjo e fundit bashkë me KFOR-in e EULEX-in kanë dhënë pak informacione në lidhje me planin e veprimit për të pritur presidentin e Serbisë.
Sipas, zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, Tadiq vjen në Kosovë me miratimin e Qeverisë.
Sipas tij, autoritetet kosovare kanë kërkuar që presidenti serb Tadiq ta trajtojë vizitën e tij në Kosovë si vizitë religjioze dhe jo të karakterit politik.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










