Lajme
Tabelat e vjetra të rrugëve të Gjenevës, në ankand
Tabelat e vjetra të rrugëve të Gjenevës janë vendosur në ankand, transmeton albinfo.ch.
Nëse keni ëndërruar gjithmonë të zotëroni një pjesë të Gjenevës, tani është shansi juaj për ta bërë këtë.
Qyteti po vendos 300 tabela rrugore “të zhytura në histori” për ankand, duke filluar nga 8 nëntori dhe duke vazhduar deri në fund të muajit.
Shenjat do të jenë të disponueshme për shitje në faqen e ankandit online www.ricardo.ch në seksionin “Koleksione dhe gjëra të rralla / pllaka / pllaka të tjera”.
Ato do të dalin në ankand në tri faza:
Emrat që fillojnë me shkronjat A deri në H: 8 deri më 13 nëntor 2021
Emrat që fillojnë me shkronjat I deri në P: 15 deri më 20 nëntor 2021
Emrat që fillojnë me shkronjat R deri në Z: 22 deri më 27 nëntor 2021
Oferta fillestare është 50 franga dhe rritja – domethënë shuma që i shtohet shumës së ankandit sa herë që vendoset një ofertë e re për artikullin – është 5 franga, tha qyteti.
https://www.geneve.ch/fr/actualites/vente-encheres-plaques-rues
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













