Lajme
Për 12 vjet u konfiskuan 18 mijë armë
Policisë së Kosovës në 12 vjetët e fundit ka konfiskuar 18.846 armë ilegale, ndërsa numri i armeve që kanë qytetarët, sipas UNDP-së, është mbi 300 mijë
Armëmbajtja pa leje vazhdon të mbetet shqetësuese për autoritetet e Kosovës. Derisa Policia ka konfiskuar mijëra armë pa leje gjatë viteve të fundit, numri i armëve që vazhdojnë të mbeten nëpër duart e qytetarëve është shumë i madh. Sipas disa parashikimeve, në Kosovë ekzistojnë mbi 300 mijë armë ilegale.
Nga përdorimi i këtyre armëve dhe plumbat “rikoshet”, shpesh bien preh fëmijët nëpër shkolla, dasmorët, kalimtarët e rastit… Ndërsa raportohet se shumë armë të vogla janë prezentë edhe tek nxënësit e shkollave të mesme.
Sipas një statistike, Policia e Kosovës ka konfiskuar në dymbëdhjetë vjetët e fundit 18.846 armë ilegale, ndërsa vetëm në vitin 2014 janë konfiskuar 1318 armë dhe 37211 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, raporton Zëri.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) kërkon dhënien e lejeve të armëve qytetarëve që ndihen në rrezik.
Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë se një vend siç është Kosova i cili ka dalë nga lufta dhe ende nuk mund të garantojë siguri qytetarëve të vet, sikurse siguri fizike, por edhe nëpër shtëpi, njerëzit e ndjejnë veten më të sigurt kur kanë një armë pranë vetes.
Shala thotë se mundësia e vetme për të shmangur përdorimin ilegal të armëve është që të rregullohet me ligj se kush duhet dhe sa duhet të mbajë armë. Ai thotë se kanë dështuar edhe fushatat sensibilizuese për dorëzimin e armëve.
Ndryshe, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi 5700 qytetarë të Kosovës kanë leje për mbajtjen e armëve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












