Lajme
Swissinfo: Pacolli, një zgjedhje e mundimshme dhe shumë pikëpyetje
Gross: “Pacolli simbolizon një lloj të politikës për të cilën Kosova ka më së paku nevojë tani"

Agjencia e lajmeve zvicerane swissinfo.ch në publikimin e tij në gjuhën angleze bën një prezantim të rrethanave që sollën zgjedhjen e Behxhet Pacollit në postin e presidentit të Kosovës.
“Pacollin e pret një kohë e vështirë si president i Kosovës” është titulli i artikullit. Sfondi në të cilin Behxhet Pacolli u zgjodh në këtë post, sipas artikullit, nuk jep shumë bazë për optimizëm.
“Pacolli dhe kompania e tij e ndërtimit “Mabetex” ka qenë subjekt i hetimeve rreth korrupsionit dhe pastrimit të parave në Zvicër. Ndërsa emri i Thaçit ka qenë në kryetituj gazetash pas një raporti të paraqitur në dhjetorin e vitit të kaluar nga senatori zviceran Dik Marty, që e implikon atë në trafikimin e organeve…“ shkruan swissinfo.ch.
Për të pasqyruar ambientin politik të Kosovës në dritë të zgjedhjes së presidentit të saj të ri, swissinfo.ch ka marrë mendimet e Andreas Gross, politikan i njohur zviceran njëherësh kryetar i grupit socialdemokrat të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Bashkim Isenit, politolog në Universitetin e Neuchatelit si dhe drejtor i platformës informative albinfo.ch me seli në Lozanë.
“Jam i trishtuar, sepse unë mendoj se njerëzit e Kosovës meritojnë një kulturë të re politike, e cila ndan politikën nga biznesi, nga korrupsioni dhe deri edhe nga krimi i organizuar” citon swissinfo.ch politikanin Gross. Ai në vazhdim ka shtuar se “presidenti i ri është një prej figurave më ambivalente në politikën kosovare”. Sipas Gross “Pacolli simbolizon një lloj të politikës për të cilën Kosova ka më së paku nevojë tani.
Ndërsa Bashkim Iseni, në prononcimin e tij thotë se “njerëzit para së gjithash duhet të respektojnë vendimin e dalë nga kutitë e votimit në Kosovë. Është ky një rezultat i lojës së demokracisë. Janë mbajtur zgjedhjet. Demokracia mund të çojë në situata edhe të palakmueshme se ç`është kjo tani … “
“Zgjedhja e z. Pacolli jep po ashtu shkas për shumë pyetje, marrë parasysh marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe faktin se ai është një biznesmen,” shton Iseni. Kompania e Pacollit ka pasur një varg kontratash fitimprurëse në vende si Rusia, Kazakistani, Kuba etj. Në këtë kuptim ne kemi nevojë për politikanë dhe përfaqësues të cilët simbolizojnë respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe të demokracisë” ka thënë më tutje Bashkim Iseni.
Ndërsa për Andreas Gros, Pacolli është “një lloj oligarku që bën biznes me të gjithë dhe me këtë rast ai parapëlqen udhëheqës autoritarë, për të mos thënë totalitarë, me të cilët ju mund të negociojë çmimet. Ai është njeri që do të vazhdojë të mos e ndajë biznesin nga politika dhe kjo është pikërisht ajo për çfarë Kosova nuk ka nevojë”.
Të dy, Gross dhe Iseni thonë se presidenti ka një rol të rëndësishëm në një vend që po përpiqej të ngrihej në këmbët e veta që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008.
Sipas Isenit “Pacolli do të ketë shumë fuqi, për shkakun se ai simbolikisht ka autoritetin për të bllokuar gjërat në mënyrë institucionale. ne na mbetet të presim e të shohim se si do të zhvillohen marrëdhëniet e tij me Z. Thaçi, sepse ata vijnë nga dy krahë krejtësisht të ndryshëm politikë. Unë nuk mendoj se ky koalicion do të çojë drejtë stabilitetit, por nga ana tjetër Kosova do të ketë një opozitë të vërtetë dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme, sepse ajo nuk ka pasur deri tani një të tillë.”
Ndërsa sipas Gross Kosova ka nevojë për të bindur shtetet që ende hezitojnë të njohin pavarësinë e saj. “Edhe në Këshillin e Evropës, ne kemi vetëm dy të tretat e shteteve që kanë njohur Kosovën”.
Lidhur me të ardhmen e Kosovës, Iseni pohon se vendi ka potencial real, por nuk ka ndonjë strategji të zhvillimit që ia vlen të përmendet. “Unë nuk e di nëse z. Pacolli ka vetë aftësinë ose i ka këshilltarët e mirë që mund ta ndihmojnë në këtë proces. Është e vështirë të shikohet me optimizëm në një vend që nuk e di se nga dëshiron të shkojë. Nuk ka asnjë hartë apo busull dhe ky është problemi” thotë iseni për swissinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri