Shqipëria
Swisscom bllokon numër të madh të thirrjeve spam nga Shqipëria
Nëse ju përgjigjeni këtyre thirrjeve do të ju tarifohen së paku 20 franga për një thirrje. Thirrjet abuzuese raportohen edhe nga Zimbabve dhe Lituania

Thirrje telefonike të paidentifikuara nga vende të ndryshme kanë vërshuar telefonat inteligjentë të zviceranëve ditët e fundit.
Lexues të ndryshëm kanë raportuar ditët e fundit për thirrje të dyshimta, transmeton albinfo.ch. Ata deklarojnë se kanë marrë disa telefonata të humbura nga Shqipëria herët në mëngjes pasi janë ngritur.
Këto Ttirrje të padëshiruara po diskutohen masivisht në Twitter. Thirrjet përkatëse raportohen jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende si Zimbabve dhe Lituania.
Policia e kantonit të Cyrihut është në dijeni të thirrjeve spam, konfirmon Marc Besson nga shërbimi për media. Ai paralajmëron: “Numri i shfaqur në telefon nuk përkon me dërguesin (telefonuesin). Për këtë arsye autorët përdorin teknikat e tyre përkatëse”.
Sigurisht që nuk mund të jetë mashtruese çdo telefonatë nga jashtë. Sidoqoftë, Kapo (Policia Kantonale) rekomandon të mos telefononi përsëri në ata numra, shkruan 20minuten.ch. “Thirrjet mund të jenë të ta kushtueshme”.
“Një telefonatë kthimi mund të kushtojë mbi 20 franga”
Mashtrimi si i tillë nuk është asgjë e re, thotë eksperti i sigurisë së IT-së, Thomas Dübendorfer: “Herën e fundit që kishte më shumë telefonata të tilla, nëse u jeni përgjigjur, u janë tarifuar 20 ose më shumë franga në mënyrë automatike.
Kjo mund të jetë një shumë relativisht e vogël për individin, por gjithsesi mund të jetë mjaft profitabile për mashtruesit nëse ka mjaft njerëz që thërrasin në numrat nga të cilët janë thirrur.”
Për këtë arsye, Dübendorfer thotë u se nuk duhet t’i telefononi numrat në asnjë rrethanë, përcjell albinfo.ch. Numrat e dyshimtë mund të raportohen gjithashtu në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC).
“Mund të përfshihet po ashtu edhe policia”, thotë Dübendorfer. Megjithatë, mundësia që ajo të marrë masa është relativisht e vogël: “Për të marrë masa ndaj mashtruesve jashtë vendit, duhet bërë kërkesë për ndihmë juridike. Që kjo kërkesë të jetë e vlefshme, së pari duhet të jetë grumbulluar një shumë e madhe të hollash të humbura në këtë mënyrë abuzuese”.
Swisscom tashmë është përgjigjur
NSCS nuk ka marrë ndonjë raport për thirrje nga vendet të huaja në ditët e fundit – por gjithnjë e më shumë raporte për emaile mashtruese me abonime të supozuara në Amazon, Netflix etj.
Fakti që telefonatat nuk janë raportuar mund të ketë lidhje edhe me faktin që ofruesit e telekomunikacionit me sa duket kanë vepruar shpejt. Në Swisscom, për shembull, filtri i thirrjeve është aktivizuar relativisht shpejt.
“Në fakt, në dy ditët e fundit, më 26 dhjetor dhe veçanërisht më 27 dhjetor, filtri ynë i thirrjeve ka bllokuar dy numra nga Shqipëria, në 99 për qind të rasteve”, thotë zëdhënësja e Swisscom, Sabrina Hubacher, transmeton albinfo.ch. Telefonatat e përmendura me siguri janë kryer përpara se filtri i thirrjeve të mund të ndërhynte. Një numër nga Zimbabve u identifikua gjithashtu si i padëshiruar dhe u bllokua.
“Marrë në përgjithësi filtri i thirrjeve bllokon rreth 200,000 telefonata në ditë”, thotë Hubacher. Mjeti për këtë mund të aktivizohet në internet falas.
Nëse megjithatë ju vijnë telefonata nga numra të huaj të panjohur, Swisscom ju këshillon të jeni të kujdesshëm dhe të mos telefononi përsëri. Numrat ose blloqet e numrave që duhet të bllokohen mund të bllokohen individualisht. Nëse nuk jeni të sigurt, mund të kontaktoni shërbimin e klientëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027