Lajme
Swiss pezullon fluturimet drejt Tel Avivit deri më 6 maj
Sulmi me raketë nga Houthi mbi Aeroportin Ben Gurion këtë mëngjes detyroi kompaninë ajrore Swiss të anulojë fluturimin e saj nga Zyrihu drejt Izraelit. Fluturimi drejt Tel Avivit ishte planifikuar të nisej në orën 11:50 dhe të ulej në qytetin izraelit në orën 17:00, sipas kohës lokale.
Për shkak të situatës aktuale, Swiss ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Tel Avivi deri më 6 maj. Transmeton albinfo.ch.
“Pasagjerët e prekur do të njoftohen dhe do të ri-rreshtohen në fluturime të tjera, në varësi të disponueshmërisë,” ka bërë të ditur kompania. “Përndryshe, ata do të kenë mundësinë të rizervojnë pa pagesë për një datë të mëvonshme ose të kërkojnë rimbursim të plotë.”
Swiss vijon të ndjekë nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe konfirmon se stafi i saj në Tel Aviv është mirë dhe në siguri.
Aeroporti Ben Gurion pezulloi përkohësisht ngritjet dhe uljet vetëm pak minuta përpara se projektili të hynte në hapësirën ajrore izraelite. Mbrojtja ajrore izraelite (IDF) nuk arriti ta ndalonte raketën. Aeroporti u rihap plotësisht një orë më vonë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










