Lajme
Swiss ndryshon itineraret për të shmangur zonat e rrezikshme
Teksa Izraeli hapi zjarr ndaj objektivave në Iran, një avion i kompanisë ajrore zvicerane Swiss ndodhej në hapësirën ajrore iraniane. Situata u përshkallëzua brenda minutash: Irani shpalli menjëherë mbylljen e hapësirës së tij për fluturimet civile, duke vënë në alarm autoritetet zvicerane të aviacionit, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
“Pilotët tanë na kontaktuan menjëherë. Brenda pak minutash aktivizuam Planin B,” tregon Mark Ansems, drejtues i Operacioneve të Drejtimit në Swiss, struktura që koordinon të gjitha fluturimet e kompanisë.
Fillimisht u shqyrtua mundësia e një ndalese emergjente për furnizim me karburant në Delhi, por kjo do të tejkalonte orarin e lejuar të punës për ekuipazhin. “Nuk kishim karburant të mjaftueshëm për të fluturuar përreth Iranit,” shpjegon Ansems. “Kështu që vendosëm të kthehemi në Cyrih.” Pasagjerëve më pas iu ofrua një itinerar alternativ përmes një lidhjeje me Singaporin.
Zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë përballur aviacionin civil me sfida të jashtëzakonshme. “Në 23 vite histori të Swiss, nuk kemi pasur kurrë një sfidë më të madhe të sigurisë sesa ajo që përjetojmë sot,” thekson Ansems, transmeton albinfo.ch.
Lista e zonave të ndaluara për fluturim është zgjeruar ndjeshëm. Hapësira ajrore mbi Ukrainë dhe Rusi ka qenë e mbyllur që nga pushtimi rus në vitin 2022, çka ka detyruar ndryshime të mëdha në rrugët drejt destinacioneve aziatike si Shangai, Tokio dhe Seul.
Lufta aktuale midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar pezullimin e fluturimeve për në Bejrut dhe Tel Aviv, ndërkohë që rrugët për në Dubai, Hong Kong, Tajlandë dhe Singapor janë zgjatur për shkak të shmangies së zonave të krizës. Swiss tani shmang gjithashtu hapësirën ajrore mbi Jordaninë dhe Bahreinin për të krijuar një zonë tampon sigurie.
Edhe rajoni i Kashmirit mbetet një zonë e ndaluar për shkak të konfliktit të zgjatur mes Indisë dhe Pakistanit, ndërsa fluturimet për në Afrikën e Jugut duhet të anashkalojnë Libinë përmes Algjerisë, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme atje që nga viti 2011.
Rrugët alternative nuk janë vetëm më të gjata, por edhe më të shtrenjta. Swiss ka nisur të përdorë itinerare që kalojnë përmes Azisë Qendrore dhe Arabisë Saudite për të shmangur Lindjen e Mesme. Për fluturimet drejt Indisë, kompania ka shtuar një pilot të tretë për të përballuar kohëzgjatjen më të madhe të udhëtimeve.
Pavarësisht vështirësive, Ansems mbetet i vendosur: “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është mbi gjithçka. Kjo mbetet prioriteti ynë absolut”, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











