Kosova
“Swiss Medical School II” javën tjetër në Prishtinë
Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe me mbështetjen organizative të Organizatës së Studentëve të Mjekësisë – KOMS, ka organizuar ngjarjen shkencore “Swiss Medical School II” që do të mbahet më datë 8 nëntor në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Kjo ngjarje shkencore i dedikohet absolventëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë, si dhe mjekëve e stomatologëve të rinj. Në kuadër të programit do të zhvillohen ligjëratat „State of the Art“ nga 8 ligjërues të njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit përvoja dhe njohuri të përditësuara nga fusha të ndryshme të mjekësisë bashkëkohore, transmeton albinfo.ch.
“Bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës përbën një shtyllë thelbësore të këtij projekti; ai lehtëson transferimin e dijes dhe ekspertizës profesionale drejt Atdheut si dhe krijon ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes profesionistëve shqiptarë në Zvicër dhe atyre në Kosovë e më gjerë. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Dekanin dhe Prodekanen për mësim pranë Fakultetit të Mjekësisë për gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj ngjarjeje. Përkrahja e tyre është vendimtare për përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta për avancim shkencor dhe zhvillim të praktikës klinike, në përputhje me misionin e përhershëm të LMSHZ-së për të kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor në trojet shqiptare”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













